Komisioni hetimor për shëndetësinë

Dokumenti/ Opozita kërkon sot tek 'Sterilizimi' thirrjen për dëshmi të kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi

13 Nëntor, 09:42| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:02

  • Share

TIRANË - Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve.

Në dokumentin e publikuar kërkohet  thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushi, pasi sipas tyre është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.

Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

"Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë", thuhet në dokumentet e publikuara.

Për këtë dokument kanë firmosur vetëm deputetët e opozitës pjesë e këtij komisioni hetimor, pasi mazhoranca në mënyrë të përsëritur ka qenë kundër thirrjes së Ramës dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.

Deputetët që kanë firmosur:
Albana Vokshi
Petrit Vasili
Zheni Gjergji
Edmond Spaho
Elda Hoti
Saimir Korreshi
Ina Zhupa

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?