Shqipëria i gjendet pranë Kroacisë në këto ditë të vështira pas tërmetit të djeshëm në Petrinja. Kryeministri Rama kja njoftuar sot se ka firmosur vendimin për t'i për t'i dhuruar 250 mijë euro për të ndihmuar rilindjen e qytetit të shkatërruar.
"Sapo nënshkrova vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për t'i dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së", shkruan Rama.
Ky vendim i Qeverisë shqiptare vjen pas premtimit që dha mbrëmë Kryeministri Rama, i cili duke shprehur solidaritetin me popullin kroat deklaroi se Shqipëria është pranë me zemër dhe do të japë ndihmën e saj modeste.
"U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç dhe kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë", shkroi dje Rama.
Kroacia u godit dje nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë. Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën, mes tyre një 12 vjeçare, ndërkohë që të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, 8 prej të cilëve gjenden në terapi intensive. Me qindra mbrëmë ngelën të pastrehë dhe 315 prej tyre kaluan natën në kazermat në Petrinja.
Kujtojmë se Kroacia është një prej vendeve që iu gjend më shumë pranë shqiptarëve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Qeveria kroate dhuroi 1 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë.
Vendimi i Qeverisë për dhurimin e 250 mijë eurove Kroacisë
Z.Rama,250.000 nuk mund te krahasohen me 1.000.000,as niveli ekonomik i Kroacise me Shqiperine,por te pakten dergo disa ekipe te ndihmes se shpejte,ose disa guzhinjere qe te gatuajne per te pastrehet,ose mjeke,mos u mjafto me kaq!
Përgjigju