Berisha: Dan Hutra vidhte vota për PS, do e nderonin me emër rruge! Zbulohet mesazhi, si u tallën sërish me ish-Kryeministrin! Lexoi dokumentin e falsifikuar

26 Maj 2023, 14:23| Përditesimi: 26 Maj 2023, 20:27

  • Share

Sali Berisha është kthyer në një ‘atraksion’ të njerëzve të ndryshëm online të cilët zgjedhin të tallen me mënyrën se si ai e koncepton ‘denoncimin’ për ato që i quan skandale të qeverisë, duke pasur zero respektoj për të vërtetën.

Qytetarët duket se kanë nisur të tallen me Sali Berishën, teksa të ‘maskuar me maskën e qytetarit dixhital’ bëjnë sikur bëjnë te Berisha denoncime së ndryshme, së fundmi të përqendruara te ‘krimet zgjedhore’. Kjo tallje e qytetarëve me Berishën është intensifikuar sidomos pas publikimit të mashtrimit të ish-Kryeministrin me ish kitaristin që e paraqiste si Erion Veliaj ‘spiun iranian’.

Në një konferencë për mediat paraditen e sotme, Berisha, duke iu referuar ‘qytetarit dixhital’, denoncoi se sipas tij vrasësi i grave Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin dhe se për nder të tij do t’i vihej emri Dan Hutra një rruge në Kamëz.

“Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha me potenca Berisha sot në komunikimin me gazetarët.

‘Qytetarit dixhital’ i Berishës, pas denoncimit të tij, i shkruan redaksisë së Shqiptarja.com, duke treguar me fakte se si është tallur me Berishën, duke shpikur një histori për rolin e killerit të grave Dan Hutra në humbjen e dhimbshme të Berishës dhe Metës, në Kamëz. Sipas historisë së sajuar, Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin, ndërsa Rakip Suli, për ndër të tij, kishte menduar që t’i vinte emrin një rruge ‘Dan Hutra’.

Gjithashtu, Dan Hutra gjoja ishte punësuar në ujësjellësin e Kamëz dhe se ati i kishin dhuruar një apartament. Pa bërë asnjë verifikim, Sali Berisha, organizuan një konferencë për shtyp dhe bën denoncimin e ‘madh’ për zgjedhjet në Kamëz. ‘Denoncimi’ i Berishës pasqyrohet në të gjitha mediat. Do të mjaftonte vetëm një fakt i thjeshtë që të kuptohej tallja me Berishën, fakti që Dan Hutra ka dalë nga burgu më 16 shkurt të këtij viti.

Për t’a bërë më të besueshme historinë, është shpikur edhe propozimi për t’i vendosur emrin një rruge ‘Dan Hutra’. Është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Kamëz për rrugën ‘Adil Himallari’, janë ndryshuar datat dhe është zëvendësuar emri me Dan Hutrën. Ky ‘propozim’ i është dërguar Berishës si ‘provë’. ‘Denoncimi’ tregon edhe një herë vërtetësinë e justifikimeve të Sali Berishës për humbjen shkatërrimtare të 14 majit.

Dokumenti i falsifikuar

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, Sali Berisha publikoi një foto gjatë një emisioni televiziv ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Shpejt u zbulua se ky ishte një mashtrim. Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitaristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Ëalsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970.

Edhe pak ditë më parë, Berisha ka publikuar sloganin e një partie shqiptaro-fobe në Slloveni dhe pretendon se përdorin imazhin e Ramës. “Kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të gtjerët të përdorin si gogol elektoral”, shkroi Berisha. Në fakt, slogani është përdorur në vitin 2019 nga partia shqiptaro-fobe në Slloveni dhe nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet aktuale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MINUSHE: 29/05/2023 10:10

    DO NA E HEQIN AMERIKANET NGA POLITIKA KETE NJERI SE DREJTESIA KA FRIKE TE MERRET ME TE

    Përgjigju
  • Piro: 29/05/2023 08:40

    A e shikon more Sal se nec gjendje ke arritur Po tadhet Populli me ty Vonon por nuk haron thote Populli Ato qe ti ke ber per kaq vjete qe je tadhur me kete Popull Tani je i detyruar ta maresh mbrapc kete tadhje sepse nuk te do me kush edhe as te besojne me Me mire ri brenda ne shtepi dhe lere kete vende te ec perpara boll me mashtrime

    Përgjigju
  • Bato: 27/05/2023 23:05

    Mire Berisha ka rreshqit prej kohesh, por me te rreshqitur jan ata qe i vene mbrapa dhe e votojne

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/05/2023 20:50

    Ky ka rrjedhur fare futeni ne cmendin!!

    Përgjigju
  • Tomorri: 26/05/2023 17:35

    Kush na ka drejtu per dekada ky loqe qe s'merrer me pun po me llafe pazari.

    Përgjigju
  • Mireli: 26/05/2023 15:22

    Ik o sali cdo dite do na dali fytyra jote ,, o kllun politike

    Përgjigju
  • GOLI: 26/05/2023 14:52

    SHO SALI- ÇUN NE MOSHE...ESHTE MIRE TE MOS FUTESH NE KLEÇKAT PRIVATE TE RASTIT....FARE SKA TE BEJE ME HAPESIREN SHOQERORE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?