Ramiz Alia, foto ilustruese

DOKUMENTI/33 vjet më parë, kur Ramiza Alia do të udhëtonte drejt OKB-së, studiuesi i publikon ish-liderit komunist agjendën e takimeve, Krasniqi: Kështu nisi!

20 Shtator 2023, 21:48| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 21:51

  • Share

Ndërsa kryeministri Edi Rama drejton gjatë ditës së sotme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara seancën me temë “Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” me në fokus luftën në Ukrainë, studiuesi Afrim Krasniqi, njëherazi drejtor i Institutit të Historisë (pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike) ka publikuar në mediet sociale, një dokument që përcakton agjendën e Ramiz Alisë në vitin 1990, kur ish udhëheqësi komunist (Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor nga '82 në '90-ën, më tej Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së gjatë '85-1991 dhe Kryetar i Këshillit Presidencial në '91)do të udhëtonte po ashtu drejt OKB-së. 

"Retrospektivë, shtator 1990, OKB. Ramiz Alia kishte mundësinë të udhëtojë jashtë shtetit, për herë të parë pas shumë kohësh. Programi i vizitës nuk duket shumë i ngjeshur dhe natyrisht asnjë kryetar shteti perëndimor nuk pranoi takim. Për politikanët koha e lirë në OKB & SHBA ishte e vlefshme për shëtitje në qytet dhe vizitë në muze! Në Tiranë u quajt sukses historik. Kështu nisi!", shkruan studiuesi Afrim Krasniqi.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?