SHBA- Historia e vogëlushit “hero” nga Florida e SHBA, i cili notoi 1 orë për të shpëtuar babin dhe motrën e tij nga mbytja po bën xhiron e botë.
Steven Poust, babai i vogëlushes, Abigail dhe djalit “hero” Chase, me varkën e tyre modeste dolën për të lundruar në lumë, por xhiroja nuk shkoi ashtu siç duhet.
Teksa 2 fëmijët ishin duke shijuar dhe notuar në ujërat e lumit, një rryme e fortë tërhoqi vogëlushen larg, duke bërë që edhe babai të hidhej në lumë për ta shpëtuar atë.
Ata u gjenden të tre në “mes të lumit”, pa varkë.
Por vogëlushi sypatrembur e gjeti zgjidhjen! Ai notoi në drejtim të bregut për 1 orë për të kërkuar ndihmë, në mënyrë që të shpëtonte babain dhe motrën e tij të vogël. Ai ia doli!
“I thash që e doja sepse nuk e dija se çfarë mund të ndodhte”, tha Poust, babai që rrethanat detyruan të linte djalin 7-vjeçar të notonte për ndihmë.
“Unë kisha shumë frikë”, tha Chase.
Pavarësisht frikës, i vogli notoi derisa arriti në breg dhe trokiti te dera më e afërt për të kërkuar për ndihmë.
U desh edhe një orë tjetër, që forcat speciale të nxirrnin nga ujë Poust dhe Abigailin, por kjo nuk ka rëndësi, sepse në fund ia dolën!