Foto ilustruese, policia duke vene gjoba

Kronikë

Dolën pa maska, nga 1 janari janë gjobitur 480 persona në Fier dhe 2 restorante

18 Janar 2021, 14:43| Përditesimi: 18 Janar 2021, 14:47

  • Share

Nga 1 janari i vitit të ri në Fier janë gjobitur 480 persona.

Nga këto 480 persona, 32  prej të cilëve janë përsëritës. Ndërkaq janë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

“Sipas informacionit nga Drejtoria Vendore e Policise Fier ne periudhën 01.01.2021-18.01.2021, nga DVP Fier janë marrë këto masa:

Për mosvendosje të maskës 480 persona, nga të cilët 32 përsëritës . Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve,masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Nderkohe policia Fier për këmbësorë që lëvizin jashtë orarit kane ndeshkuar me gjobe 2 person nderkohe qe jane bllokuar për shkelje të aktit normativ 11 mjete”, thuhet në njoftimin e policisë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?