Kronikë

Doli garant te shoku e rrëmbeu maqedonasin që s'i ktheu borxhin, arrestohet pogradecari

26 Prill 2019, 15:20| Përditesimi: 26 Prill 2019, 15:22

  • Share

Një 47-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një maqedonasi për dhënien e pasurisë.

Mësohet se në pranga ka rënë A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec.

Siç njofton policia, 47-vjeçari kishte dalë garant te shoku i tij për maqedonasin, për t'i dhënë një sasi lekësh borxh. Por maqedonasi prej shumë kohësh nuk ia kishte kthyer paratë shokut të 47-vjeçarit, ç'ka ka detyruar këtë të fundit ta rrëmbejë deri sa t'i marrë paratë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?