Vedat Bajrami dhe Stresi

VIP & Spektakël

Doli i dyti, aktori Vedat Bajrami injoron fitoren e Stresit në BBV! Ja se çfarë shkruan

21 Mars 2023, 12:08| Përditesimi: 21 Mars 2023, 12:10

  • Share

Aktori Vedat Bajrami, i cili u rendit i dyti në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, siç duket nuk ka rënë dakord me fitoren e Stresit.

Vedati publikoi një sondazh online të Klan Kosova (theksojmë se fituesi i zgjodh me televotim, jo me sondazhe online) ku shihet se ai ka grumbulluar 40% të votave, i ndjekur nga Artani me 28%, Juliana me 16%, Stresi me 10% dhe Mbresa me 4%.

“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre,” shkruan Bajrami.

Më tej, ai ripostoi edhe komente të njerëzve të tjerë, sipas të cilëve, aktori është fituesi i vërtetë i popullit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?