TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ishte në Report Tv paraditen e sotme ku kritikoi procesin e primareve që pritet të mbahen më 1 mars në PD. Xhaferaj u shpreh për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se PD është një parti me struktura të dobëta, ndërsa kryetari Berisha me pretendimin se po bën primare.
'Do thoja kam qenë konsistent se primaret kanë qenë procesi i dëmshëm për PD. Janë eksperimentuar 2 herë, në 2000 kur humbi dhe në 2023. Me primaret e organizuar u morën vetëm 5 bashki. Është më dëshpëruese kur partinë e drejton kryetari duke e quajtur se po bën primare. Ka prodhuar polarizim. Imediate në vend se të bëjë primare, duhet të bëjë parti. PD shumë e dobët në struktura. Është motori organizativ. Them se PD sot si strukturë është shumë më dobët se në 2021. Kambanë që e kam thënë, shpresoj ta kem gabim. Këto nuk janë primare. Primaret janë një proces, ku forumet nga kryetari delegojnë kompetencën në bazë. Këto nuk janë të tilla. Është deleguar një gjysëm kompetence. Do zgjidhet një bashkësi njerëzi për tu futur te zyra e kryetarit për të marrë vendimin kush do jetë.'
Xhaferaj shton se mbrëmjen e djeshme me anë të një e-mail është bërë me dije se janë shtuar edhe 20 kandidatë në listën e primareve të 1 marsit, duke e kthyer procesin në qesharake.
'Është kthyer në qesharake, dje në 12 të natës që janë edhe 20 të tjerë në listë që do votohen më 1 mars. E kthejnë procesin në qesharak. Vendi ka domosdoshmëri rotacionin. Kjo PD në vitet 2005-2009 kishte kapacitet profesionale, intelektualë. Shumë e rëndë që si pasojë e gabimeve politike, partia ka ndjekur axhendën e liderit. Po futemi në zgjedhje duke rrezikuar ti lëmë demokratët edhe 4 vite të tjera jashtë zyrave të shtetit.'
Më tej, Xhaferaj kritikon edhe qasjen e Berishës ndaj drejtësisë, se nëse thuhet se ajo është kapur nga Rama, i bie që Rama i ka dhënë vulën PD-së.
'I kam thënë dhe vazhdoj ti them. Gjëja që më bën të ndihem mirë, është se edhe në momentin kur thashë nuk bashkohem në primare, mënyra si reaguan dhjetëra qytetarë të Durrësit, më bën të ndjehesha mira. Alarm që PD duhet të bëjë kujdes. Kam respekt për Berishën si bashkëpunëtor, kemi dhe lirinë e të shprehurit. Berisha ka ndjekur axhendë personale, p.sh. sulmi karshi drejtësisë. Sepse qytetarët mund të jenë të varfër. Vulën na e dha ky sistem drejtësie. Kjo tregon se vulën e kemi dhuratë nga Edi Rama? Nuk duhet të bëjmë autogola të tillë. SPAK, ata prokurorë janë heronj, bëjnë punë kolosale. Veliaj dhe Meta mund të ishin të lirë, dhe pasi të dilnin në gjykatë mund të futeshin brenda. Por kjo nuk do të thotë që PD duhet të sulmojë sistemin e drejtësisë. Axhenda personale e liderit interferon duke dëmtuar axhendën e partisë. Berisha ka rregulluar mënyrën e të komunikuarit, kur thoshte se shqiptarët të sulmojnë ambasadat me gurë. Nuk e përmend më. Le të shpresojmë se do marri tjetër qëndrim në dobi të interesit të PD.'
I vetmi kriter që të kandidosh në primaret e 1 marsi është besnikëria ndaj Berishës.
'I vetmi kriter deklamativ ishte besnikëria ndaj kryetarit. As rezultate personale, as komunikimi me qytetarët nuk respektohen. Por edhe gjuha karshi sistemit të drejtësisë. Nëse ne dëshmojmë se sistemi është i kapur nga Rama, atëherë dëshmojmë se vulën e paskemi dhuratë nga Rama.'
Berisha sipas Xhaferajt iu kthyer Bashës kundër, kur ky i fundit sulmoi atë vetë dhe jo kur humbi zgjedhjet në 2017 apo 2021.
'Berishës i ka kaluar koha politike. Të largohej por të kontribuonte. Edhe këtu u kthye duke i vendosu, nisi procesin kundër Bashës. Jo kur humbi zgjedhjet por ku Basha mori vendim kundër zotit Berisha, duke e kthyer procesin personal. Ato që kanë ndodhur në Shqipëri, rotacioni është bërë i domosdoshëm.'
Komente

SHUQYR qe e more vesh,,,,cfare plehu eshte saliu me banden e tij.... ..
PërgjigjuFol shqip që dominojnë shpellarët e malokëria se ky është Sali non grata.
PërgjigjuTI JE I KULLUAR SI RERA
Përgjigju