Sport

Doli me të kuq, shpërthen Messi: Gjithçka e paracaktuar, Brazili do të dalë kampion

7 Korrik 2019, 10:42| Përditesimi: 7 Korrik 2019, 10:46

  • Share

Mbrëmë është lujtuar finalja e vogël për vendin e 3 dhe të 4 mes Argjentinës dhe Kilit, e cila u mbyll me shifrat 2-1 për ‘albiçelestët’. Gjithsesi në këtë sfidë më shumë bujë bëri kartoni i kuq i Messi-t, i marë pas kacafytjes me Gery Medel.

Në përfundim të takimit, numri 10 nuk u kursye para mediave, duke akuzuar Brazilin dhe organizatorët e Kupës. Messi tha se gjithçka është e paracaktuar në favor të Brazilit dhe se kartoni i kuq erdhi pas fjalëve që ai kishte thënë në përfundim të gjysmëfinales me ‘seleçaon’.

“Nuk mora medaljen sepse nuk doja të bëhesha pjesë e korrupsionit dhe mënyrës se si na kanë trajtuar në këtë kompeticion. Largohemi me kokën lart dhe me ndjenjën se meritonim diçka më shumë, të shkonim në finale. Tashmë është e qartë se Brazili do dalë kampion, gjithçka është bërë në një mënyrë të tillë. Unë them gjithnjë të vërtetën dhe atë që mendoj, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin,”-deklaroi Messi

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?