Politikë

Pas lirimit nga burgu, Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës: Respektoj institucionin, pavarësisht dënimit tim politik (VIDEO)

11 Korrik, 09:14| Përditesimi: 11 Korrik, 15:02

  • Share

Ervin Salianji u paraqit në shërbimin e provës pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit pak ditë më parë. Gjatë korrikut do të duhet të paraqitet edhe një herë, ndërsa për muajt në vijim do të bëhet një kalendar në zbatim të vendimit të gjykatës.

Pas daljes, Salianji tha se pret zbardhjen e vendimit për të ndjekur të gjithë hapat ligjorë deri në gjykatën e Strasburgut, me pretendimin se është një i dënuar politik.

“Jam në respekt të institucionit, pavarësisht se jemi në kushtet e një regjimi ku dënimi im politik konfirmon se për interesa politike dhe çdo interes tjetër që bie ndesh me vullnetin personal të Ramës për të mbajtur pushtetin, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politikë për të krijuar klimë terrori. Do të jem përsëri edhe njëherë këtë muaj, dhe më pas do të krijohet një program individual. Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Kushtetuese, dhe mezi pres përballjen në regjimin në Gjykatën e Strasburgut. “, u shpreh Salianji.

Salianji nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve edhe sa i përket faktit që nuk u prit nga asnjë drejtues i PD-së në selinë blu. Ish-deputeti u justifikua duke thënë se ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe se shumë deputetë ishin të pranishëm në burgun e Fierit, kur ai doli nga qelia.

“E dini që dënimi im është politik. Nuk kam pasur asnjë interes personal dhe nuk kam përfituar. Akuzohem siç edhe e ka shkruar në vendim gjykate, gjykatësi i famshëm që nëpërmjet këtij veprimi kam dashur të rrëzoj qeverinë. Ka pasur një pritje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe sidomos nga kolegët që kam takuar. Dua t’i falënderoj një nga një për vizitat e shpeshta në burgun e Fierit, për shkak të cilësisë së tyre si deputet kanë pasur mundësinë të vijnë më shpesh”, tha Salianji.

Ish-deputeti u dënua më 1 vit burg për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”, pasi sipas gjykatës stisi një audio-përgjim për të implikuar në trafik droge vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 11/07/2025 11:55

    kujdes se mos besh ndonje veper tjeter penale gjae kesaj kohe...

    Përgjigju
  • ledi: 11/07/2025 10:51

    Bravo qe resoekrin ligjin tani , pir burgun e pate per mashtrim per interes pilitik. Nuk je denuar kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?