Kronikë

Doli nga makina dhe kërcënoi 32-vjeçarin me pistoletë te kthesa e Kamzës, arrestohet 27-vjeçari dhe vëllai (EMRAT+VIDEO)

5 Gusht, 11:25| Përditesimi: 5 Gusht, 13:51

  • Share

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanosi me armë zjarri një 32-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ledio Matranxhi qarkullonte në kryeqytet me armë zjarri. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti me një drejtues tjetër automjeti.

Ka qenë vetë qytetari 32-vjeçar që u kërcënua me armë, ai i cili bëri denoncimin në polici dhe filmoi ngjarjen. Sipas pamjeve, i dyshuari Ledio Matranxhi doli nga makina dhe shpërtheu në ofendime, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën me të cilën e kërcënoi. Më pas u largua.

Policia që u vendos menjëherë në lëvizje, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjeti armën e zjarrit, dhe një sasi municioni luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po kështu u sekuestrua edhe automjeti i tij.

Bashkë me Ledion, në pranga ra edhe vëllai i tij, Ronaldo Matranxhi 25 vjeç, pasi akuzohet se fshehu armën e të vëllait.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes.

Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës” një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre, organizuan punën dhe ndërhynë me shpejtësi për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

            •          L. M., 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.

            •          R. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1754385292_tirane.jpg

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 05/08/2025 13:15

    Nuk jane problem keta kafshe qe shetisin dhe nxjerrin armen per te treguar se kane frike. Problem jane prokuroret dhe gjyqtaret e koruptuar qe nuk i denojne dhe i lene te lire rrugeve. Denojeni kete matrapikun 7 vite per armen dhe 2 per kanosjen dhe i shikojme pastaj gangesterat si puna e ketij lepuri.

    Përgjigju
    • Orjon: 05/08/2025 18:41

      Lento ke fol shum bukur. Sepse po te denoheshin keto nga 10 vjet e te besh 10 vjwt burg per nje gjest te tille sdo kishte probleme me per kete pjese. Nuk evendos zorr gjati kush hyn ne prone publike per te prishur vrare apo per te grabitur pronari te mos bej 1 dite burg. Nuk duan ta bejne kete vend kaq bukur paster edhe pa gabime. Pse i her foli per kioskat ai edhe qe vendim tymce se jan paguar leket ne bashkit perkatese te gjithe me nje kembe i hoqen.ka ligj maliq e cte duash po foli i gjati.nuk duan me e ber kete vend.

  • Far west: 05/08/2025 13:04

    Prandaj ka rene turizmi ka mbet shtresa jointelktuale , intelektualet me mesatare 8,9,10 Kane ik 90% ne EU apo vende te perendimit ne Shqipëri ka rene cilesia e njerzillikut e intelektualeve pak ka intelektual shume Jane ish nxenes 4-5-6 maksimumi deri 7! Ndaj nuk prodhon cilesi nje brume i keq apo nuk prodhon sallate te mire nje domate e kalbur ! Domate te kalbura 90% Kane mbet ne Shqipëri fatkeqesisht , kjo shikohet nga keto qe lexojm

    Përgjigju
  • liku: 05/08/2025 11:31

    Shumica me arme me vete as e rruajne fare biles i duket normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?