Bota

Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut hetim special me autoritetet në SHBA! 179 pasagjerë ndërruan jetë

30 Dhjetor 2024, 12:34| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 17:18

  • Share

Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan këtë të hënë se do të kryejnë një inspektim special të Boeing B737-800 pas rrëzimit të avionit Jeju Air në Muan, i cili vrau pothuajse të gjithë 181 personat në avion.

"Ne planifikojmë të kryejmë një inspektim special të aeroplanit B737-800 së pari, të shikojmë nga afër sistemin e menaxhimit të mirëmbajtjes dhe të vendosim masa të mëtejshme," tha Yoo Kyeong-soo, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit të Koresë së Jugut.

175 pasagjerët dhe katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën të dielën (29 dhjetor) kur fluturimi i kompanisë Jeju Air, i nisur nga kryeqyteti tajlandez Bangkok, u ul me pjesën e barkut dhe rrëshqiti deri në fund të pistës në Aeroportin Ndërkombëtar Muan, ku shpërtheu pasi u përplas në një mur.

Dy anëtarë të ekuipazhit u nxorën të gjallë pas operacioneve të kërkimit. Kutia e zezë nga avioni i rrëzuar Boeing 737-800 do të transferohet në Qendrën e Testimit dhe Analizës së Aeroportit Gimpo, ku do të kontrollohet me imtësi dhe do të analizohet, sipas ministrisë.

Përveç kësaj, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA do të bashkohet në hetimet e aksidentit, shtuan zyrtarët e ministrisë koreane të transportit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?