Kronikë

Doli në pension vetëm pak muaj më parë, ndahet nga jeta ish-prokurori i njohur i Tiranës

15 Dhjetor 2019, 17:23| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 17:30

  • Share

TIRANË- Një lajm i trishtë në botën e drejtësisë shqiptare!

Ish- prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë Apostol Prifti është ndarë nga kjo jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmin e ka dhënë nipi  i tij, Edmond Prifti teksa zbulon se shkak ka qenë një atak në zemër.

"E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. "Eh mor nipce s'me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë", kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë...Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë... Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka... Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti", shkruan Edmond Prifti.

Postimi i plotë i nipit, Edmond Prifti

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pandeli: 19/12/2019 08:07

    U prehsh Ne Paqe I dashur Apostol ! Zoti Te mori prane sepse ti ishe njeriu familjar njeriu I i zoti Dhe me shume vlera njerrzore! I lehte Qofte dheu Qe do Ju mbuloj

    Përgjigju
  • M A R K o: 15/12/2019 20:51

    Ngushellime njeri i mire e u prfte ne paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?