Doli pasi qëlloi me shpullë Luizin, Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA

14 Shkurt 2023, 07:48| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 07:54

  • Share

Pas reagimit të mëparshëm, ku i kërkonte falje vetëm fansave të Luizit, Kejvina reagoi sërish në rrjete sociale, këtë herë duke iu drejtuar më konkretisht Luizit, të cilit pak ditë më parë i dërgoi një dron brenda shtëpisë.

“Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e më shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’, tek unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë,” shkruan ajo ndër të tjera.

Në vijim, Kejvina shton se “ra pre e një manipulimi, të turpshëm”, por sidoqoftë nuk kërkon të viktimizohet.

“Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem,” shkruan më tej.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi25252: 14/02/2023 08:44

    Kejvina mos kërko kaq shumë falje , luizi ska ndonje vlerë si njeri Kur ti shikosh ngjarjet me qetësi , do fillosh të urresh veten , dhe do të kuptosh që nuk duhet ti kishe kerkuar falje atij “ gjëje “

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?