Foto ilustruese

Doli të blinte bukë, por gruaja sulmohet nga qentë ‘pit bull’ në Tiranë: Më shpëtuan fqinjët

12 Prill 2022, 20:11| Përditesimi: 12 Prill 2022, 20:12

  • Share

Një 66-vjeçar në Tiranë me iniciale B.F., është arrestuar pasi dy qentë e tij të racës “pit bull” kanë kafshuar një grua, e cila ka përjetuar momente horrori sipas dëshmitarëve.

Për fat të mirë, 66-vjeçarja S.Gj., e sulmuar nga qentë, është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Një burim pranë Spitalit të Traumës i tha Gazetasi.al, se gruaja është masakruar nga dy qen të racës “pit bull”. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Isuf Vrioni”.

Sakaq, Gazetasi.al u interesua pranë Spitalit të Traumës, ku dhe iu tregua se pacientja 66-vjeçe është shpëtuar nga fqinjët.

Burime shumë të sigurta, shpjegojnë se dy qentë “pit bull”, i përkasin shtetasit B.F., 66 vjeç, i cili i mbante dy kafshët shtëpiake në katin e parë të pallatit, ku kishte montuar një derë druri që është hapur në rrethana të pashpjegueshme.

Gruaja rrëfen sipas asaj që mjekët i treguan Gazetasi.al se doli nga banesa në orën 12:00 të drekës për të blerë bukë.

“Po shkoja tek furra e lagjes dhe në momentin që dola, dy qen të mëdhenj të racës ‘pit bull’ më janë vërsulur, më kanë shtrirë në tokë dhe më kanë kafshuar të dyja këmbët”.

E moshuara shton më tej në rrëfimin e saj, se bërtiti dhe kërkoi ndihmë në gjendje rreziku, me qentë ‘pit bull’ që nuk po largoheshin. “Kam kërkuar ndihmë dhe aty janë afruar komshinjtë dhe të dy qentë janë larguar prej tyre”.

Ajo që shpjeguan qytetarët për Gazetasi.al, është e ngjashme me një skenë horrori. Njollat e gjakut dhe gruaja nën homaragji ishin shokuese. “Ka ardhur ambulanca për të marrë S.Gj., dhe aty mësuam se kush ishte pronari i kafshëve”.

Sipas burimeve, policia i ka kërkuar disa herë këtij shtetasi që t’i sigurojë kafshët e rrezikshme pas ankesave të banorëve, por nuk dihet se përse ky shtetas nuk ka pranuar.

Banorët e pallatit tregojnë se të shqetësuar nga dy qentë “pit bull” që mbaheshin në ambient të përbashkët, i kanë përsëritur fqinjit se duhet të merrte masa.

“Jemi ankuar, madje edhe tek shoqata e mbrojtjes së kafshëve, pasi e kemi parë këtë shtetas duke i rrahur qentë dhe për këtë, ai largoi tetë nga dhjetë qen që ka. Dyshojmë se ai i ka larguar kafshët derisa të qetësohet situata dhe mos t’ja gjejnë në banesë”.

Gazetasi.al pyeti pranë policisë së kryeqytetit për gruan e dëmtuar nga dy “pit bull”-ët, e cila konfirmoi eksluzivisht se ka marrë kallëzimin në spital të 66- vjeçares. Policia më pas konfirmoi se ka arrestuar qytetarin për akuzën e braktisjes së kafshëve shtëpiake./Gazeta Si

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cen durim madhi: 18/04/2022 18:52

    Si sme dalin mu kto qent se gati e kane fishekun ne koke.. Po ishte shume kembengules dhe i zoti e ndjek. Si marr vesht kto plera qe mbajne qen ne kte forme, Mos na qellofte tna prekin ndonje femije, Se ska zot ti marri persper! Me qe ra fjala, i rujt zoti..

    Përgjigju
  • Dobermani: 13/04/2022 10:15

    Neper lagje keni lloj lloj qensh te rrezikshem qe i leshojne pronaret pa pike pergjegjesie. Ku s'eshte rasti i pare, e fatkeqesisht nuk do te jete as i fundit...

    Përgjigju
  • Albi: 13/04/2022 09:33

    po afron dita kur nje qen i rracave te rrezikshme (pitbull, doberman, rottweiler etj.) do sulmojne dike dhe do e vrasin. Atehere do kujtohen ata qe duhet te merren me kete pune, per te nxjerre rregullore e per te mbikeqyrur zbatimin e tyre. Deri atehere asgje nuk do ndodhe. Thjesht fati i zi i atij/asaj qe do i bjere lapsi te behet theror qe gjerat te fillojne te levizin. Biles edhe atehere nuk eshte e sigurt...

    Përgjigju
  • Tani: 13/04/2022 09:29

    Ne disa vende te europes disa lloje qensh qe jane te rezikshem mbahen vetem me autorizim. Merni shembuj nga jashte se keto probleme i kan zgjidhur me kohe.

    Përgjigju
  • Bir Selmani Nënës: 13/04/2022 08:03

    O Iris po fol me gjuhën e popullit se e dim që ke sum kultur thuaj duhen vrar kto qen. Mos thuaj eutanazohen mos fol me gjuhën e mjeksis se shum njerëz nuk e kiptojn. Me një fjal duhet Shqip puro o Iris sum intelektuale. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Iris: 13/04/2022 01:25

    Pronari i qenve duhet te shkoje ne burg dhe keta dy pitbullet duhen sekuestruar nga policia e duhet te eutanazohen menjehere sepse kane kafshuar nje njeri.Keshtu veprohet ketu ku jetoj une,kur kafshet sulmojne njerezit,dhe jo vetem qente,por dhe ato ne mbrojtje,ose ekzotike,si pumat,arinjte,etj eutanazohen.Para ca ditesh vrane nje dhelper per te njejten arsye.Mediat nuk duhet te interesohen vetem per fatin e viktimes se ketij sulmi,por edhe cfare do behet me qente.

    Përgjigju
  • Alketa: 12/04/2022 22:15

    Kafshet qe sulmojne duhen vrare, si jashte shtetit.

    Përgjigju
  • Babo: 12/04/2022 22:00

    Po pse i do 10 qen ky hajdari? Hiqini keto racat e rrezikshme a vini ca rregulla se kemi frike

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/04/2022 21:10

    Merreni pronarin edhe denoheni me burg me akuz plagosje.! Nqs nuk eshte i afte me mbajt ato lloj qeni te boj burg.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?