Doli zbuluar nga dëshmia e Fadil Memës, Florenc Çapja kërkon lirinë nga burgu

28 Gusht 2019, 18:11| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 18:26

  • Share

Florenc Çapja, njeriu që akuzohet nga prokuroria e Elbasanit për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan Fadil Mema, ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë të “arrestit në burg”. Zhvillimi i këtij gjyqi është shoqëruar me masa të forta policie dhe anëtarë të Shërbimit Informativ të Elbasanit. Çapja prej disa muaj ndodhet në qeli, pas dy vendimeve gjykatash që kanë vendosur masën e “arrestit në burg, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Çapja nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar zëvendësimin e masës së arrestit në burg, në një masë më të butë sigurimi, duke synuar lirimin e tij nga qelia. Por seanca gjyqësore nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së disa dokumenteve. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 20 shtator 2019 ku Florenc Çapja do kërkojë lirimin e tij nga qelia. Ndërkohë po në gjykatën e Elbasanit ditën e sotme është zhvilluar dhe seanca për kërkesën e zëvendësimit të masës së sigurisë “arrest me burg” të bërë nga avokatët e të arrestuarit Endri Çopja, të akuzuar për “Heqje të paligjshme të lirisë” në dëm të shtetasit Bledar Karaj ngjarje ko e ndodhur në 2006, ky i fundit i arrestuar dhe liruar nga qelia për korrupsionin në AMA.

Dëshmia e Fadil Memës

Dëshmia e ish-komisarit të policisë rrugore,Fadil Mema në Elbasan, ka nxjerrë zbuluar Florenc Çapjan si autorin kryesor të tentativës së vrasjes së Fadil Memës në vitin 2006 në Elbasan. Kjo dëshmi është marrë para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, ku Fadil Mema tregonte në 1 qershor 2006, të gjithë zanafillën e nisjes së konfliktit me familjen Çapja, e deri tek arsyet që e shtynë atë të ndryshonte thënien në gjykatë,duke mos etiketuar Florenc Çapjan si autor të tentativës së vrasjes. Mema ka gënjyer para gjykatës së Elbasanit, gënjeshtër kjo që Çapjat e kanë marrë si provë dhe e përdorin sa herë hapet dosja e Florenc Çapjas. Çapja është arrestuar dy herë për këtë ngjarje dhe dy herë është liruar, duke u varur pikërisht tek dëshmia jo e sinqertë e dhënë nga Fadili në gjykatë.

Ndërkohë tashmë e treta e vërteta do tregojë, nëse Çapja do lirohet ose jo nga qelia. Kujtojmë që Florenc Çapja, u arrestua gjatë operacionit të kuduar “Krasta” në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria e këtij qyteti dhe Policia e Shtetit, ka rezultuar se njeriu që ka dashur të vrasë Fadilin, është pikërisht Florenc Çapja. Kjo dosje është hapur dhe rihapur disa herë, ku për këtë ngjarje fillimisht është arrestuar dhe Bledar Muça, por së bashku me Florenc Çapjan janë liruar. Dosja më pas ka shkuar tek Krimet e Rënda, por edhe kjo prokurori pasi ka hetuar ka vendosur të pushojë hetimet.

Në dëshminë e tij Fadil Mema tregon se:” …më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin tim kam shkuar tek një komshi për ngushëllim tek një komshi. Rrugës në kthim kam parë deputetin e Elbasanit Aurel Bylykbashi me Kujtim Hazbiun, me të cilët u përshëndeta. Pas një ose dy minuta dëgjoj kunatin tim Ardianin që të bërtasë “…na vranë…”. Në këto moment kam parë një person të veshur me kominoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin tim, duke më shpuar pardesynë. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja. Në këtë moment i kam thënë “...o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën….”

Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja e ka qëlluar sërish në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marrë një pistoletë Mauzer dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia Florenc Çapja.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 28/08/2019 22:09

    Po i vjen dita ktij

    Përgjigju
    • Ujku: 29/08/2019 09:12

      Shume shpejt do dali dihet kjo histori

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?