Foto ilustruese

Dollari amerikan vijon rritjen, këmbehet me nivelin më të lartë që prej 21 qershorit 2016

8 Shtator 2022, 08:40| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 08:43

  • Share

Prej javësh dollari amerikan vijon të këmbehet me lekë në të njëjtin nivel me monedhën evropiane ose më lart. Që prej 1 shtatorit dollari ka pësuar vetëm rritje, ndërsa aktualisht po këmbehet me 118.81 lekë, ndërsa euro ka zbritur në 117.73 lekë.

Duke ju referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari po këmbehet në nivelin më të lartë që prej 21 qershorit të vitit 2016, kur këmbehej me 119.01 lekë.

Në një vlerësim të bërë nga Banka Botërore për forcimin e dollarit në raport me monedhat e tjera theksohet se kjo ka ardhur për shkak të kërkesës së fortë për dollarë në tregjet e huaja në kushtet kur lufta në Ukrainë ka krijuar rrezik masiv gjeopolitik dhe paqëndrueshmëri.

Shqetësimi kryesor që ngrihet për forcimin e dollarit ka të bëjë me lëkundjen e tavaneve të borxhit të marrë në dollarë, kur shteti përdor një monedhë tjetër. Madje një rritje e mëtejshme e dollarit mund të cenonte edhe mbledhjen e të ardhurave.

Në afat të shkurtër, një dollar i fortë mund të godasë edhe tregtinë pasi çmimet referencë të shumë mallrave e në veçanti të karburantit kuotohen në dollarë, e për pasojë mallrat që blihen do të kushtojnë më shumë duke ndikuar në rritjen e inflacionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?