Dollma me lakër nga zonja Albana

15 Nëntor 2023, 12:30| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 12:32

  • Share

Dollma me lakër

Përbërësit:

  • 1 lakër e madhe jo shumë e ngjeshur
  • 2-3 qepë mesatare
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 250-300 gr mish i grirë
  • 1 filxhan çaji oriz
  • Salcë domate
  • Lëng mishi ose koncentrat
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Për dollmat zgjidhet një kokë lakër e madhe dhe jo shumë e ngjeshur. E pastrojmë nga fletët e dëmtuara, e presim koçanin deri në brendësi dhe e vendosim të ziejë me koçan poshtë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. E kullojmë lakrën sa është ende e ngrohtë, hapim fletët në tavolinë ose rreth e qark tepsisë, shtypim

kërcellin dhe përgatisim mbushjen. Kaurdisim qepën derisa të vyshket, shtojmë mishin e grirë dhe orizin e pastruar dhe të larë, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim salcën, kripën, piperin, gjethen e dafinës, pak lëng mishi ose koncentrat dhe e lemë të ziejë sa të bëhet një masë e shkrifët (pa zier orizi plotësisht). Hedhim majdanozin e grirë dhe përgatisim dollmat. Në fundin e tenxheres vendosim disa gjethe lakre të ziera. Fletëve të lakrës i shtypim kërcellin, vendosim mbushjen e përgatitur, mbledhim anët, i palosim në formë roleje, i shtrëngojmë pak me dorë dhe i vendosim në tenxhere duke i ngjeshur afër njëra-tjetrës, që të mos hapen gjatë zierjes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?