Dollma me lakër
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 500 gr mish viçi i grirë
- 1 qepë
- 1 tufë koper
- 200 gr oriz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Për lëngun:
- 1 limon
- 1 lugë niseshte
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë lakrën me pak kripë dhe ujë, e ndajmë fleta-fleta dhe e kemi gati për mbështjelljen e dollmave. Nisim me përgatitjen e mbushjes duke trazuar mishin e grirë me qepën e grirë imët, koper, oriz, kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim gjethet e lakrës duke i mbështjellë sipas formës që duam. I vendosim dollmat në një tenxhere, i hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj dhe i lëmë që të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashtë. Pasi dollmat janë zier kullojmë lëngun dhe e presim me një vezë dhe lëng limoni ose me pak lëng limoni dhe pak niseshte dhe servirim dollmat.