Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.
Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t'i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.
Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se Bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.
Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.
Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, u bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohet edhe publikisht.
Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t'i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjë prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t'i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pashije.
O Putin futi ca karamele edhe ne Tirane.
Përgjigjui respektuar pastor meta e din shume mire se sa katolik ka ne ate bashki, per mos te permendur katolikun me te famshem profesor dhe dijetar te durresit tone qe punon ne ate bashki dhe HESHTI
PërgjigjuZoteria ka te drejte te kete opinionin e vet si gjithe te tjeret, por per perkufizimin e fjales abuzim i sugjeroj te drejtohet si fillim tek institucioni i cili perfaqeson historia e te cilit permban jo pak abuzime brenda - abuzime te mirefillta dhe jo thjesht shprehje te lirise individuale sic eshte rasti i marteses ne fjale. Ne jemi te gjithe bij te perendise, pavaresisht nese martohemi me hyj apo me njerez te te njejtes gjini. Dhe ky nuk eshte abuzim.
PërgjigjuDashuria eshte njesoj si nga dy nena, si nga nje baba dhe nje nene, si nga dy baballare - dashuria nuk ka pse te varet nga seksi i prindit, por nga karakteri i tij. Femija nuk eshte fare i abuzuar thjesht pse rritet nga dy nena, por do te ishte i abuzuar nese do te rritej psh nga prinder qe nuk do ta donin. Gjithashtu, ja vlen te theksohet qe fjala abuzim e ardhur nga ai institucion nuk ka vend ne kete rast. Secili kemi mendimin tone, por nuk mund te leshojme publikisht fjalen 'abuzim' vetem pse nuk jemi dakord me nje doktrine qe mund te besojme.
Institucioni i zoterise mund te kete bere nje mije e nje te zezat, por kjo nuk e legjitimon dhe nuk ia heq vulen e abuzimit me ate femije te pafajshem, i cili ka te drejten e vet te linde dhe rritet mes dashurise se nje babai dhe nje nene