Dom Gjergj Meta dhe Papa i ri Leoni i 14

Sociale

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri në emër të katolikëve shqiptarë: Shpresoj ta shohim Papën e ri në Shqipëri!

8 Maj, 19:37| Përditesimi: 8 Maj, 22:12

  • Share

Pas shpalljes së Papës së ri, Leoni i XIV, i zgjedhur sot në krye të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga krerët e komunitetit katolik shqiptar.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë (KISH), Dom Gjergj Meta, ka përcjellë urimet e tij përmes një deklarate të ngrohtë dhe domethënëse.

“Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike,” -shprehet Dom Meta.

Në vijim të deklaratës, ai ka nënvizuar rolin historik të Papës dhe lidhjen e fortë që katolikët shqiptarë kanë pasur gjithmonë me Selinë e Shenjtë.

“Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrotjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.”-thuhet në deklaratë. 

Dom Gjergj Meta ka sjellë në vëmendje sakrificën e besimtarëve shqiptarë në shekuj për besimin dhe përkushtimin ndaj Selisë së Shenjtë:

“Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.”-vijon më tej deklarat. 

Në fund të deklaratës së tij, ai ka shprehur një dëshirë të përbashkët për të gjithë shqiptarët:

“Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri.”

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?