Domate sufle nga zonja Albana

5 Qershor, 12:24| Përditesimi: 5 Qershor, 12:26

  • Share

Domate sufle

Përbërësit:

  • 6 domate të rrumbullakëta
  • 25 gr gjalpë
  • 25 gr miell
  • 2 lgj pana
  • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
  • ½ lk sinap pluhur
  • 5 të bardha vezësh
  • 4 të verdha vezësh
  • Kripë, piper
  • Arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 220°C. Me një lugë të vogël gërryejmë domatet (mbledhim në një tigan tulin dhe farat) dhe i vendosim përmbys të thahen mbi një letër kuzhine. Gatuajmë tulin dhe farat në zjarr të ulët për 3 minuta, më pas hedhim salcën me një kullesë në një tas dhe e lëmë mënjanë. Shkrijmë në zjarr të ulët gjalpin, shtojmë miellin dhe e gatuajmë për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak salcën e përgatitur dhe panën. Vendosim sërish tiganin në zjarr dhe gatuajmë salcën për 2 minuta duke e përzier derisa të fitojë dendësinë e duhur. E heqim nga zjarri, shtojmë djathin kaçkavall, sinapin, arrën moskat dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. E lëmë të ftohet për 10 minuta. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Hedhim të verdhat një nga një në salcë duke i rrahur, më pas shtojmë pak nga pak marengën. Mbushim domatet me këtë masë, i vendosim në një tavë të mbuluar me letër. Ulim temperaturën e furrës në 200°C dhe pjekim domatet sufle për 15-20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?