Domate të gatuara me vezë
Përbërësit:
- 6 vezë
- 6 domate të pjekura
- 1 lgj salcë domateje (opsionale)
- 100 gr djathë i bardhë
- 4 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Domatet i vendosim 1 minutë në ujë të vluar, largojmë lëkurën, më pas i presim në kubikë të vegjël. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë domatet me salcën (nëse e përdorim). I lëmë të ziejnë ngadalë për 10–15 minuta derisa të mpiksen pak dhe të avullohet lëngu i tepërt. Ndërkohë rrahim lehtë vezët në një tas dhe i shtojmë në tigan mbi domatet. I përziejmë me lugë druri në zjarr mesatar, derisa të mpiksen por të mbeten të buta. Sapo të mpikset masa, shtojmë djathin e thërrmuar dhe erëza sipas dëshirës.
Komente
