Domatopita, kek i kripur
Përbërësit:
- 1 domate e grirë imët
- 1 spec i kuq
- 150 gr djathë i bardhë
- 250 gr kos i trashë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 vezë
- 150 gr miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1/2 lugë çaji rigon
- Kripë, piper
- Vaj ulliri dhe susam për sipër
- Përgatitja:
Rrahim mirë kosin me vezët. Shtojmë vajin e ullirit, rigonin, kripën, piperin, domaten e grirë dhe specin e kuq. E përziejmë mirë dhe shtojmë djathin feta, miellin dhe pluhurin për pjekje. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Hedhim brumin në tavë dhe e rrafshojmë. Sipër shtojmë pak vaj ulliri dhe susam. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të bukur.
Komento
Komente
