Receta

Domatopita, receta greke e kekut të kripur me domate nga zonja Albana

11 Korrik, 11:31| Përditesimi: 11 Korrik, 11:33

  • Share

Domatopita, kek i kripur

Përbërësit:

  • 1 domate e grirë imët
  • 1 spec i kuq
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 250 gr kos i trashë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 vezë
  • 150 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1/2 lugë çaji rigon
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri dhe susam për sipër
  • Përgatitja:

Rrahim mirë kosin me vezët. Shtojmë vajin e ullirit, rigonin, kripën, piperin, domaten e grirë dhe specin e kuq. E përziejmë mirë dhe shtojmë djathin feta, miellin dhe pluhurin për pjekje. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Hedhim brumin në tavë dhe e rrafshojmë. Sipër shtojmë pak vaj ulliri dhe susam. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të bukur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?