Kreu i PD-së Lulzim Basha

Domethënë fajin e paska populli!

12 Mars 2021, 10:15| Përditesimi: 12 Mars 2021, 10:31

  • Share

Opozita e shpalli listën e vet të garuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ajo që bie lehtësisht në sy është se kjo ofertë mbetet pak a shumë e njëjtë me atë të vitit 2013 dhe vitit 2017.

Pra, opozita synon një rezultat ndryshe me të njëjtën kategori kandidatesh, për të cilat në dy zgjedhjet e fundit u ndëshkua keqaz.

Natyrisht, nuk duam qe t’iu japim mend drejtuesve të opozitës, por të shpresosh të korrësh një rezultat ndryshe herën e tretë, kur dy herë kjo mënyrë sjelljeje dhe veprimi ka marrë ndëshkim të pazakontë, nuk është diçka racionale. Por me sa duket opozita shpreson dhe mendon se ai qe duhet të ndryshojë qëndrim duhet të jetë populli.

Sipas tyre, duhet pra qe ky i fundit  te bëjë autokritike për vendimet qe ai ka marrë në dy zgjedhjet e kaluara, duke e lënë PD dhe partitë e tjera në opozite.

Përgjatë gjithë kohës e vetmja taktikë e përdorur nga opozita ka qenë përpjekja për të “pikturuar” Edi Ramën në sytë e elektoratit shqiptar si e keqja më e madhe për të. Madje edhe për gjithë kombin shqiptar. Nëse do rezultojë efikase kjo mënyrë veprimi mbetet te verifikohet dhe koha kur kjo do ndodhe është e afërt.

Por që kjo sjellje e opozitës, duke shpenzuar energji të pafundme për nxirjen e kundërshtarit, pa bërë asnjë reflektim mbi shkaqet dhe arsyet që çuan elektoratin shqiptar ta ndëshkojë atë në dy zgjedhjet paraardhëse, nuk sjell asgjë të mirë për demokracinë e brishtë shqiptare. Kjo është mëse e qartë. Kjo sjellje e opozitës shqiptare, duke shpresuar vetëm tek konsumimi i kundërshtarit, për të shpresuar rotacionin politik është dëmsjellëse dhe regresuese për vendin në tërësi e politiken në veçanti.

Te mos reflektosh, e të abuzosh me nevojën e rotacionit, të rrish në pritje që pushteti të të bjerë në prehër, sikurse bie një kokërr fiku e pjekur, do të thotë të mbetesh thjesht ne kufijtë e abuzimit me procesin e alternimit të pushtetit, pavarësisht se kur ajo mund të ndodhë.

Ndërkohë që pushteti duhet merituar e se për të fillohet të mendohet e veprohet që në ditët e para kur kalon në opozitë. Të shpresosh që të rikthehesh në pushtet me të njëjtët njerëz, për të cilët je larguar prej tij me 1 milion vota, do të thotë të shkosh në sens të kundërt me ligjësitë e jetës e të shoqërisë.  Meqenëse këtë gjë shumë vete nuk e kuptojnë e disa të tjerë nuk duan ta kuptojnë, po bëjmë një arsyetim, bazuar në një realitet imagjinar.

 

Po supozojmë se taktika e opozitës për sterrojnë e kundërshtarit ka sukses dhe populli shqiptar i jep Edi Ramës 1 milionë shuplaka, duke e kaluar atë dhe PS në opozite. Mirëpo Rama ndjek pikë për pikë sjelljen e PD në opozite. Pra vazhdon edhe më pas aktivitetin e tij politik në krye te PS-së. Pa bërë asnjë analizë mbi shkaqet e humbjes. Pa dhënë asnjë llogari për të.  Shëmbujt i ka gati.

I ka tek Berisha deri ne 2005 dhe tek Basha deri ne 2021. Të cilët, pavarësisht se humbën zgjedhjet vazhduan të rrinin në krye te PD-së, duke besuar e spekuluar shumë me teorinë që në demokraci pushteti alternohet në mënyrë të pashmangshme. Rreth vetes mban ata persona që kane mbajtur edhe krerët e opozitës te tyret, pavarësisht se ata janë një nga shkaqet kryesore të ndëshkimit.

Nëse opozita pra realizon fitoren, duke i larguar popullit “të keqen më të madhe”, “armikun kryesor”, “fajtorin” e braktisjes së vendit etj etj, ai vazhdon të qëndroje ne krye të opozitës, fillon që te nesërmen të qesëndisë e stigmatizojë qeverisjen e re(dhe këtë e bën më mirë se kushdo) dhe nisur nga antilogjika e shfaqur shpesh gjatë këtyre viteve qe çdo 8 vjet duhet te ndodhe rrotacion politik, pret te rikthehet në pushtet.

Dhe në përfundim të kësaj hipoteze pyetja që mbetet të shtrohet edhe njëherë lidhet me faktin se çfarë fiton populli me këtë lloj sjelljeje qe ka shfaqur opozita aktuale përgjatë këtyre viteve? Me këtë lloj sjelljeje që duket sikur i thotë vetë popullit: fajin e ke ti qe nuk na votove zgjedhjet e kaluara, ne po ata jemi!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 13/03/2021 17:11

    Mos e vra mendjen fare se opozita i zgjidh vet hallet e saj dhe s'ka nevoje per pseudoanaliza . Ne 13-ten dhe 17-ten s'ishte radha e saj per pushtet , ishte radha e Rilindjes e cila beri ate qe mundi , faktikisht , prisnim shume me shume , por kaq qe e mundeshme te bente , dhe kaq beri . Opozita eshte e pregatitur me se miri profesionalisht organizativisht dhe shpirterisht , dhe do ta kryej detyren e saj me se miri , duke qene te ndergjegjshem se s'mund te ecet me keshtu si ngjer me tani . S'mund te themi se qeveria qe do organizoje opozita eshte qeveria , Gjermane , apo Franceze , Angleze apo tjeter e kesaj natyre ; por eshte e pregatitur per ndryshym rrenjesor te drejtimit te shtetit e pushtetit . Per te patur rezultate te reja , duhet te kesh ide te reja , per te shkuar ne perparim , duhet shtruar e rregulluar rruga qe te con drejt saj . Po kaq seriozisht sa eshte marr ndryshimi i qeverisjes me ide , forma , organizime , prodhime , tregetime . perfitime , po kaq seriozisht duhet ta marrim edhe ne , me kerkimin e llogarise per realizimin e detyrave nga qeveria , pamvaresisht trasparences se saj . Kur populli nukse e ben detyren e tij , per veten e tij , duke i kerkuar hete pas here , qeverisies realizimin e detyrave , ne rast mosrealizimesh protestat duhet ta shkulin nga themeli qeverisjen . Ne rastse ne do te humbim toruan , do te flem ne ndonje qoshe ; atehere qeverisjet do te flen neper sallone , mbi Dafina . Rotacjoni duhet te ndodh dhe do te ndodh me pa tjeter dhe me cdo kusht . Nese shikojme zhvillimet nder kohe , shofim se : Marim dy ceshtje , brenda tre qeverisjeve , Qeverisia Nano , per 8 vjet i ngriti rrogat e uleta nga 6,000 ne 11,000 ndihma sociale nga 2,000 ne 3,000 ; pensionet nga 4,000 ne 8,000 . Qeverisia Berisha , respektivisht ,rrogat e punetoreve nga 11,000 ne 22,00 , ndihmat socjale nga 3,00 ne 4,000 por per 120,000 familje , pensionet nga 8,000 ne 14,5000 . Rama , rrogat nga 22,000 ne 26,000 , ndihma socjale nga 4,500 ne 6,000 , por hoqi nga 120,000 familje ne 20,000 , pensionet nga 14,500 ne 16,000 . Pra , duket qartazi se qeverise Rama , as i eshte dashur te ndihmoj rreth 2,000,000 shqipetar , punetor dhe pensionist . Neper satistika thot se : shqipetaret e kan pagesen mesatare 4,500 evro ne vit , por kjo nukse eshte aspak e vertete per afersisht 2,000,000 banoreve , e cila eshte 1,800 evro ne vite . Ja pra pse duhet te ket rotacjon , per me shume se dy milione shqiptar ; kurse per ju , sigurisht qe s'duhet te ket rotacjon , sepse humbisni qoshet e ngrohta dhe me leverdi te medha ekonomike . Sado mir te jeni jasht kolektivit , me mir do jeni brenda saj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?