Sport

Dominim amerikan në basketbollin e meshkujve, 'Dream Team' mund 87-82 Francën dhe fiton medalje ari në Tokio, triumf në katër olimpiada radhazi

7 Gusht 2021, 10:50| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 11:29

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë Olimpiadën e katërt radhazi në basketboll për meshkuj. SHBA-të apo ai që njihet si “Dream Team” pra skuadra e ëndrrave nuk ka pasur rival as në Lojërat Olimpike të Tokios. Basketbollistët amerikanë mundën Francën në ndeshjen finale me rezultatin 87-82 dhe fituan medaljen e artë. Ky është triumfi i katërt radhazi për amerikanët në basketbollin e meshkujve në Olimpiada pas triumfeve që kanë pasur në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016.

Tek ekipi amerikan ai që shkëlqeu më shumë se të gjithë ishte basketbollisti Kevin Durant që futet në histori me suksesin e tretë në Lojërat Olimpike ndërsa Franca duhet të kënaqet me medaljen e argjendit për herë të tretë në Olimpiada. Durant shënoi 29 pikë për amerikanët ndërsa pas tij erdhi Tatum me 19 pikë. Tek francezët pikëshënuesi më i mirë ishte me 16 të tilla Gobert. Basketbollistët amerikanë duket se humbjen në ndeshjen e parë në Tokio 2020 pikërisht nga Franca e morën si leksion dhe fituan finalen pikërisht ndaj transalpinëve. SHBA-të në basketbollin e meshkujve konfirmohen si skuadra më e fortë në botë duke fituar katër Olimpiada radhazi./Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?