Turi Çiklistik i Shqipërisë

Sport

Dominojnë italianët, një shqiptar në podium në etapën e dytë të Turit Çiklistik të Shqipërisë

20 Maj 2018, 19:08| Përditesimi: 20 Maj 2018, 19:40

  • Share

Në etapën e dytë të Turit 75-të Çiklistik të Shqipërisë është ngjitur në podium edhe një çiklist i ekipit shqiptar, teksa Xhulio Kamberaj ka zënë vendin e dytë. Ashtu si në etapën e parë, vendin e parë e ka zënë një italian.

Nikola Marini i ekipit MS Tina preu i pari finishin në Elbasan. Etapa e dytë ka qenë e tëra thuajse fushore, me nisjen nga Korça dhe përfundimin në Elbasan. Në etapat e para kanë dominuar italianët, teksa i kanë fituar të dyja.

Etapa e tretë do të zhvillohet të hënën, që starton nga Elbasani dhe përfundon në Vlorë, ku do të përshkohen 166 km, e gjitha fushore. Në total do të jenë 5 etapa, e katërta Vlorë-Sarandë dhe e fundit Sarandë-Fier, duke përshkuar gjithsej 805 km.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?