Andres Iniesta

Don Andres hap zemrën, Iniesta flet për kalimin e depresionit: Momenti më i bukur kur merrja pilulat, përqafoja gruan dhe më dukej si jastëk

22 Tetor 2022, 22:00| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 22:05

  • Share

Depresioni, futbolli dhe e ardhmja, kjo është tema e intervistës së fundit që Andres Iniesta ka folur për mediet. Lojtari i Visse Kobe në Japoni dhe një nga legjendat e Barcelonës ka treguar se ka qenë në gjendje të vështirë prej depresionit. Për "Don Andres" e ardhmja duket te Barcelona si drejtues, me lojtarin që ka cekur edhe Messin.

 “A mendoni se futbolli ju ka borxh Topin e Artë? Nuk kam menduar kurrë për çmime individuale. Dikur u shpalla lojtari më i mirë në Evropë dhe më i miri në Europian, por çmimet individuale nuk kanë qenë kurrë qëllimi im.

Trajner te Barcelona? Do të doja të kthehesha në Barcelonë një ditë si drejtor sportiv apo trajner. Por për këtë më duhet të studioj dhe të marr një licencë trajneri.

Xavi? Mendoj se Xavi po mëson nga gabimet e sezonit të kaluar. Disa nga ndryshimet që ai bëri janë vërtet të mrekullueshme. Unë i besoj plotësisht projektit dhe nuk kam asnjë dyshim për të. Liga është shumë e gjatë dhe pa dyshim ne ende mund ta fitojmë", tha fillimisht Iniesta.

Iniesta u ndal më pas te problemet e shëndetit emocional. Spanjolli rrëfeu se ka kaluar depresionin dhe se nuk ndjente gjë kur përqafonte gruan. Për mesfushorin mund të kesh të gjitha gjërat materiale por asgjë nuk vlen në këtë situatë.

 "Kalimi i depresionit? Kur po luftoja me depresionin, pjesa ime më e këndshme e ditës ishte kur merrja pilulën dhe shkoja në shtrat. Ju humbisni gëzimin e jetës, të gjithçkaje. E përqafoja gruan, por ishte si të përqafohesha me jastëk. Nuk ndjeja asgjë. Në fund të fundit, jeta ju mëson se depresioni dhe shëndeti mendor mund të prekin këdo. Nuk bëhet fjalë për gjëra materiale. Mund të kisha të gjitha makinat në botë dhe gjithçka që doja, por ende e kam të vështirë të përballem me sfidat e jetës. Duhet të stërvitësh trurin.

Messi? Leo Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ai është numri një në botë”, tha Iniesta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?