Vlahutin dhe LU

Donald Lu dhe Vlahutin dy figura të mëdha, por a del dot Berisha kundër Amerikës?

7 Korrik 2018, 21:28| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 21:31

  • Share

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë dy figurat e mëdha perëndimore që do hyjnë në historinë e Shqipërisë si dy njerëzit që iu dhanë shqiptarëve bazën ligjore për të përmbysur në Shqipëri 100 vjet korrupsion. Shqiptarët do t'i nderojnë gjithmonë.

Donald Lu, me aftësinë e tij diplomatike të spikatur dominoi Berishën në skemat e tij për destabilizimin e Shqipërisë, dhe e theu atë dy herë, duke e futur në Parlament për të votuar ligjet që në fakt janë ndërtuar për të shkatërruar korrupsionin Berisha.

l.

Varfëria dhe mungesa e zhvillimit shqiptar është rrjedhojë direkte e korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar, kurse Lu dhe Vlahutin janë autorët e shpëtimit që shqiptarët presin të ndodhë.

Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse zonja Vlahutin është ambasadore e bashkimit Europian në Tiranë. Që të dy po largohen.

Donald Lu, i tha të gjitha shqip, kurse Romane Vlahutin foli anglisht, por vinte nga Beogradi, sepse kishte qenë sekretare në Ambasadën e Kroacisë në Beograd - domethënë që ka ditur shumë nga historis jonë e hidhur, sepse korrupsioni shqiptar, në njëqind vjet, ka qenë i formuar nga individë që kanë parë nga Beogradi. Jo më kot Saliu e kishte kundërshtinë me urrejtje kundër kroates Ramana Vlahutin.

ll.

Misioni i tyre mbaroi, por ata që do të vinë kanë një superioritet, sepse korrupsioni kryeministror shqiptar që është në opozitë dhe në presidencë, nuk ka më asnjë forcë kundërshtuese. Kjo ngaqë vija e fortë që do të ndjekin dy ambasadorët e rinj kundër korrupsionit, do ta lërë Berishën të zbuluar, sepse është i detyruar të dalë kundër Amerikës, ngaqë nuk ka më fuqi të fshehet pas ambasadorit.

Por a del dot Berisha kundër Amerikës?

E ka të pamundur, sepse ka frikë. Por ka frikë, jo nga amerikanët, por nga shqiptarët, sepse atyre iu kamuflohet duke goditur ambasadorin dhe jo politikën amerikane që dihet se është kundër tij. Por çdo të bëjë tani?

Asgjë. Do të presë fatin e tij nëpër procese gjyqësore.

lll.

Por a ka mundësi që korrupsioni kryeministror shqiptar: Berisha, Rama, Meta ta ndalojë Reformën e nisur.?

Korrupsioni kryeministror shqiptar është i humbur. Lodhet kot. Nuk bën dot asgjë. Kohët kanë ndryshuar. Vobegtësia mendore e këtij korrupsioni qëndron në faktin se ky nuk do ta besojë që interesi i Uashingtonit dhe Berlinit është sot i përqëndruar te shqiptarët e Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo do të jetë një politikë afatgjatë.

Analiza e cekët politike në fakt, ishte ajo që e ka shtyrë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri që ky të binte në një krim shtetëror, por tani, po shihet si fakt, që, kjo cektësi e cila e çoi korrupsionin kryeministror të implikohej në krim shtetëror, po kjo cektësi nuk e lejon të kuptojë interesin e madh që Perëndimi i lartë po ka tani te krijimi i një strukture shtetërore gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Po, a kemi shenja për krijimin e kësaj strukture gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Sigurisht që po, madje nuk kemi shenja, por kemi prova.

Dhe ja provat:

Dy shtete shqiptarë në Ballkan - Shqipëria dhe Kosova.

Një shtet i tretë po shkon drejt shqiptarizimit të tij - Maqedonia.

Dhe sigurisht që do të pritet të fillojë procesi i shqiptarizmit në Serbi, për Preshevën dhe Medvegjën, por edhe në Greqi për Çamërinë, dhe zonat e tjera rreth kufirit shqiptaro-grek.

Shpejt do të fillojë edhe ky proces, sepse është i ligjshëm, dhe shqipëtarët në 150 vjet janë goditur padrejtësisht nga një proces ahistorik në Ballkanin Perëndimor.

Vl.

Në fakt kjo është koha kur politika shqiptare duhej të ishte në ballë të këtij procesi, por kjo politikë është kundër. Është korrupsioni qeveritar shqiptar, që, ashtu si në 100 vjet, vjedh shqiptarët dhe shet interesin kombëtar te fqinjët.

Kjo është arsyeja që vetë politika amerikane, duke e njohur historinë e Shqipërisë, e konsideroi pamundësi ecurinë e politikës gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor, nëse nuk likuidohet më përpara korrupsioni kryeministror në Shqipëri.

Prandaj, kjo është arsyeja që presioni amerikan kundër korrupsionit të lartë shtetëror vazhdon të jetë politika primare në Ballkanin Perëndimor. Por kjo është edhe arsyeja që korrupsioni shqiptar, nga vobegtësia mendore, dhe nga pasioni, nuk arrin ta kuptojë që nuk ka më asnjë shpresë.

Por, sigurisht që ky korrupsion do të vijojë të bëjë rezistencë. Kurse ardhja e dy ambasadorëve të rinj, ai i Uashingtonit dhe ai i Brukselit, sigurisht që do të fillojnë fazën e dytë dhe përfundimtare të likuidimit të korrupsionit kryeministror në Shqipëri.

Procesi i krijimit të një strukture shtetërore gjthshqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë, se ky tanimë është një interes amerikan dhe shqiptar njëherësh.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 09/07/2018 14:25

    Ikin macoket kercejne minjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?