Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se dëshiron të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, dhe se është i hapur për bisedime të mëtejshme tregtare me Korenë e Jugut.
Këto komente, Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë ku priti në vizitë zyrtare Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.
"Do të doja të bëja një takim," tha Trump për gazetarët. "Shpresoj të takoj Kim Jong Un në një të ardhme të përshtatshme."
Në fakt, kërkesa iu bë nga Presidenti i Koresë së Jugut, i cili i tha Trumpit se gjatë mandatit të parë presidencial të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, situata në gadishullin korean ishte qetësuar.
Lee i shprehu komplimente Trumpit dhe shprehu dëshirën që ai të angazhohej me Korenë e Veriut.
Ekonomia e Koresë së Jugut është e varur fort nga SHBA, pasi Uashingtonin mbulon sigurinë e saj përmes pranisë ushtarake dhe mbrojtjes bërthamore. Trump e ka quajtur Seulin një "makinë parash" që përfiton nga mbrojtja ushtarake amerikane.
Komente

E Pa Precedente,per nje udheheqes Perendimor dhe aq me teper per Presidentin e fuqise me te madhe boterore ! Megjithese e takoi dy here gjate mandatit te tij te pare nuk "Prodhoj" ASNJE REZULTAT !! Vuan nga idea e madheshtise.Keq per Ameriken,por edhe perendimin ne pergjithesi.Rruga e Dibres
Përgjigju