SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-zonja e parë Michelle Obama, janë burri dhe gruaja më e admiruar në SHBA për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka “mundur” për herë të parë ish-presidentin e Amerikës, Barack Obama pasi ai është zgjedhur personi më i admiruar i vendin për 12 vite rradhazi.
Michelle Obama, ish-zonja e parë e SHBA-së është zgjedhur për të tretin vit gruaja më e admiruar amerikane. Pas Michellit, ishte Kamala Harris nënpresidetja e zgjedhur, e më pas Melania Trump, zonja aktuale e parë.
Sondazhi është zhvilluar çdo vit që nga viti 1946. Njerëzit e Shtëpisë së bardhë, presidentët e kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm dhe zonjat e para janë pothuajse gjithmonë pretendente, tha Gallup.