Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald Trump lavdëroi gjeneralët e Adolf Hitlerit për besnikërinë e tyre ndaj diktatorit gjerman dhe tha se do të dëshironte që personeli ushtarak amerikan t'i tregonte atij të njëjtën respekt.
Kështu shkruhet një artikull të publikuar nga revista prestigjioze ‘The Atlantic’.
“Kam nevojë për gjeneralët që kishte Hitleri. Njerëz plotësisht besnikë, që ndjekin urdhrat”, thuhet të ketë deklaruar Trump teksa ka qenë president, duke harruar se oficerët ushtarakë amerikanë, përfshirë gjeneralët, betohen për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe jo ndaj komandantit të përgjithshëm.
Kjo nuk është hera e parë që komente të ngjashme të bëra Trump për Adolf Hitlerin dhe gjeneralët e tij të komentohen në media.
Në një libër të botuar në vitin 2022, 'The Divider, Trump in the White House', nga gazetarët Peter Baker dhe Susan Glasser, thuhet se manjati e pyeti shefin e tij të atëhershëm të shtabit, John Kelly, "Pse nuk mund të jesh si gjeneralët gjermanë?”
Kur 'The Atlantic' e pyeti së fundmi Kelly për këtë gjë, gjenerali i marinës në pension e konfirmoi atë.
“E ke fjalën për gjeneralët e Bismarkut?” u përgjigj Kelly duke nënvizuar se ai nuk e dinte se kush ishte Bismarku apo lufta Franko prusiane.
“Besoj se nuk e keni per gjeneralët e Hitlerit”, shtoi ai.
"Po, po, gjeneralët e Hitlerit" thuhet se është përgjigjur Trump.
Ndërkohë sipas ekipit të fushatës së Trump kjo deklaratë është absolutisht e rreme.