Donald Trump do të takohet sot me Biden në Shtëpinë e Bardhë

13 Nëntor, 14:59| Përditesimi: 13 Nëntor, 15:15

  • Share

Donald Trump rikthehet këtë të mërkurë si fitimtar në shtëpinë e Bardhë. Presidenti në detyrë Joe Biden do e presë atë për një takim informal në zyrën ovale, një traditë qindra vjeçarë që simbolizon tranzicionin demokratik dhe të paqtë të pushtetit nga administrata e njërit president tek ajo pasuesja.

Hera e parë kur Trump u bë pjesë e këtij rituali, ishte viti 2016 kur ai fitoi zgjedhjet dhe presidenti i kohës Barak Obama e ftoi në zyrën ovale përpara inaugurimit. Por katër vite më vonë Trump në detyrën e presidentit, nuk bëri të njëjtën gjë me Joe Biden të cilin e akuzoi së bashku me demokratët se manipuluan procesin zgjedhor. Kjo ishte hera e parë që tradita prishej në 155 vite. Biden ka këmbëngulur që tranzicioni i pushtetit të jetë sa më i butë, qasje kjo qe vjen thuajse pas një viti të cilin ai e ka shpenzuar duke bërë fushatë së pari për rikandidimin e tij dhe më pas për Kamala Harris kundër Trump të cilin e ka quajtur një kërcënim për demokracinë dhe vlerat amerikane.

Marrja e pushtetit nga Presidenti i ri në SHBA merr të paktën dy muaj që nga data e zgjedhjeve. Në datën 17 dhjetor kolegji elektoral duhet të votojë Trumpin si president të ardhshëm të SHBA dhe më pas ky votim i certifikuar i dërgohet kongresit. Në 6 janar brenda kongresit do të realizohet realizohet verifikimi përfundimtar i rezultatit nga Senati. Për detyrën e kryetarit të senatit e mban zv presidenti dhe do të jetë Kamala Harris ajo e cila do të vulosë zyrtarisht marrjen e detyrën nga Trump. Etapa e fundit e marrjes së detyrës është ajo që njihet si ‘Inauguration Day’, ku presidenti shfaqet publikisht në Uashington dhe betohet në një ceremoni. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?