SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, fali të mërkurën ish-kryetarin e fushatës së tij presidenciale Paul Manafort, ish këshilltarin e tij Roger Stone, dhe babain e dhëndrit të tij.
Zoti Manafort ishte përballur me akuza nga prokurori prokurorit i posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump më parë kishte zbutur dënimin penal për zotin Stone, i cili u dënua se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Kushner, babai i dhëndrit të Presidentit Trump Jared Kushner, u dënua me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor në 2004 me 18 akuza për evazion fiskal, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe dhurime të paligjshme fushate.
Këta 3 persona të cilët edhe kanë qenë bashkëpunëtorët e Trumpin në të shkuarën, janë 3 ndër 29 persona që ka falur presidenti përpara se të largohet nga detyra.
26 prej personave të cilët “përfituan” faljen e kanë marrë atë të mërkurën, ndërkohë që 3 personave të tjerë i ka zbutur dënimin ose e anuluar atë.
Falja është një privilegj që i jepet presidentit. Megjithatë Donald Trump është një ndër ata president të cilët e kanë përdorur më pak faljen, më përgjashtin të George Bush.