Antony Blinken

Bota

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken: Është djalë i keq

9 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 9 Shkurt, 13:08

  • Share

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.

“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken.

Vendimi i Trump erdhi vetëm pak kohë pasi deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.

Trump gjithashtu hoqi autorizimet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Trump hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër Trump.

Sipas presidentit atyre do t'u jepej "pikërisht i njëjti" lloj ndëshkimi siç u përball edhe ish-presidenti Biden, si pjesë e zotimit të administratës së tij për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë për veprimet që ai i konsideron si ndërhyrje në zgjedhje ose keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?