Donald Trump, ish-presidenti i parë në historinë e SHBA që akuzohet në gjykatë federale! Ndaj tij rëndojnë 37 akuza

9 Qershor 2023, 15:17| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 23:13

  • Share

Donald Trump është akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida pas largimit nga detyra. Dokumenti përmban 37 akuza të ndryshme ndaj Trump. Zhvillimi i jashtëzakonshëm e bën atë ish-presidentin e parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale nga qeveria federale. Aktakuza mbart pasoja të rënda ligjore, duke përfshirë mundësinë e burgimit nëse ai dënohet. Por ajo mbart gjithashtu implikime të mëdha politike, duke ndryshuar potencialisht zgjedhjet presidenciale mes kandidatëve republikanë, ku Donald Trumpi deri tani vazhdon të jetë kandidati kryesor.

Një juri e madhe federale në shtetin jugor të Floridas paditi ish-presidentin Donald Trump të enjten për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Departamenti i Drejtësisë informoi avokatët e Trump-it për aktakuzën dhe ish presidenti e konfirmoi atë në platformën e tij të mediave sociale.

"Ndjej shumë trishtim që jemi një komb në rënie dhe megjithatë ata shkojnë pas një presidenti popullor, një presidenti që mori më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë, me rezultate më të mira herën e dytë në zgjedhje sesa herën e parë. Ata po më ndjekin me një tjetër mashtrim, për materialet e klasifikuara, njëlloj si me mashtrimin ‘Rusia, Rusia, Rusia’. Ka shtatë vjet që më ndjekin. Ata nuk mund të ndalen dhe kjo është ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë. Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka si kjo më parë. Unë jam një njeri i pafajshëm. Unë jam një person i pafajshëm", tha ish presidenti.

Trump akuzohet për zbulim të sekreteve bërhamore të SHBA, të dhëna për dobësitë ushtarake të amerikanëve dhe të aleatëve si dhe pengim të drejtësisë, deklarata të rreme dhe konspiracion. 

Trumpi bëhet kështu ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale.

Kërkimi i FBI-së në banesën e zotit Trump në Mar-a-Lago gushtin e kaluar çoi në zbulimin e më shumë se 100 dokumenteve të klasifikuara.

Trumpi ka mohuar çdo shkelje në lidhje me dokumentet.

Ish presidenti Trump kishte në plan dy veprimtari publike gjatë fundjavës. Mbetet për t’u parë nëse ai do t'i zhvillojë, apo anulojë ato.

Ora 22:04
Donald Trump nën akuzë për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, prokurori: Ligji do zbatohet për të gjithë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA mbajti një konferencë shtypi në Uashington për herë të parë që kur akuzoi ish-presidentin Donald Trump për 37 akuza.

Prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin doli në një deklaratë për mediat dhe tha se inkurajon të gjithë që ta "lexojnë të plotë" aktakuzën ndaj Trump për të kuptuar "sferën dhe peshën e krimeve të akuzuara".

Ai shtoi se ligjet që mbrojnë informacionin e mbrojtjes kombëtare "janë kritike" dhe "duhet të zbatohen".

"Ne kemi një grup ligjesh në këtë vend dhe ato zbatohen për të gjithë.Për mua është shumë e rëndësishme të theksoj se të pandehurit në këtë rast janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia”, shton ai. Prokurori i posaçëm Jack Smith tha se zyra e tij do të kërkonte një gjyq të shpejtë.

Ora 21:50
FOTOT/ Dokumentet sekrete që fshehu Trump

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto e ambientit ku ish presidenti amerikanë Donald Trump fshihte dokumentet sekrete të shtetit në vilën e tij në Mar a Lago në Florida. Fotot e kutive të stivosura në shtëpinë e Trump me dokumentet Top Secret të shtetit amerikan për sigurinë bërthamore po bëjnë xhiron e botës si asnjëherë më parë.

Aktakuza thotë se Trump fshehu dokumente që detajojnë programet e armëve bërthamore të SHBA-së , dobësitë e mundshme të SHBA-së dhe aleatëve të saj, planet e SHBA-së për sulme ushtarake hakmarrëse – material që “mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Dokumentet e ruajtura i gjendën në sallën e ballos, në dhomën e dushit dhe në një dhomë gjumi. Akuza thotë se Trump ua ka fshehur edhe avokatëve të tij këto dokumente.

Ora 20:44
Donald Trump përballet me 37 akuza lidhur me dokumentet e klasifikuara

1686288725_donaldtrump.JPG

Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përballet gjithsej me 37 akuza ndaj tij për dokumentet e klasifikuara.

Aktakuza e gjykatës së Floridas akuzon Trump se u ka treguar "dokumentet e klasifikuara të tjerëve" në dy raste.

Shkalla e parë ishte në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, Neë Jersey, "gjatë një takimi të regjistruar audio me një shkrimtar, një botues dhe dy anëtarë të stafit të tij".

Asnjë nga këta persona nuk kishte leje sigurie.

Trump tregoi dhe përshkroi një "plan sulmi" që ai tha se ishte "përgatitur për të nga Departamenti i Mbrojtjes dhe një zyrtar i lartë ushtarak".

Trump më pas u tha individëve se plani ishte shumë konfidencial, "sekret" dhe shtoi gjithashtu "si president mund ta kisha deklasifikuar".

“Tani nuk mundem, e dini, por kjo është ende një sekret”, thuhet në aktakuzë të Trump.

Trump po akuzohet në këtë rast së bashku me ndihmësin e tij personal Ëalt Nauta. Disa nga akuzat në aktakuzë janë kundër Trump dhe Nautës - vetëm një është vetëm kundër Nautës.

Këtu është një përmbledhje e akuzave kundër ndihmësit të Trump:

Komploti për të penguar drejtësinë

Mbajtja e një dokumenti ose regjistrimi

Fshehja e korruptuar e një dokumenti ose regjistrimi

Fshehja e një dokumenti në një hetim federal

Skema për të fshehur

Deklarata dhe deklarata të rreme

Ora 20:06
Trump nën akuzë për dokumentet e deklasifikuara, korrespondenti i Report TV në SHBA: Do ta pengojë për të rikandiduar në zgjedhjet e 2024-ës

 

Korrespondenti i Report TV, Denion Ndrenika në një lidhje ‘skype’ me gazetarin Arbër Hitaj nga Nju Jork ka folur për aktakuzën që gjykata e Floridës ka bërë ndaj ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Duke qenë se SHBA është në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024, kjo aktakuzë e para për një ish president, mund të pengojë Trump për të rikandiduar.

Ndrenika tha se nga pikëpamja ligjore, një aktakuzë e tillë e pengon Trump të rikandidojë pasi edhe mund të burgoset deri në fund të hetimeve.

“Trump tha se gjithçka që bëhet është për ta ndaluar ata të hyjë në shtëpinë e Bardhë. Ai tha se është njeriu i vetëm që ka fituar më shumë vota.

Nga pikëpamje ligjore kjo aktakuzë për të cilën Trump do duhet të paraqitet, ndikon shumë sepse mund edhe të burgoset duke e bërë të pamundur të kandidojë. Miëpo vendimi i gjykatës së Floridës ishte i pashmangshëm sic duket”- tha Ndrenika.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2023 03:18

    Dokumente sekrete u gjeten te Trumpi,u gjeten dhe te Biden,dhe te Pence,por Trumpi e hengri se ka gojen e madhe,egon akoma me te madhe dhe mendja i punon si lavjeres here djallezore,here si kalama.Si mund te thuash qe t'ju themi qe nuk i kam?! Si mund te thuash qe t'i shkaterojme disa?!Si mund te thuash qe deklasifikohen sepse keshtu dua une,apo i morra se me perkasin mua?!Si mund t'i thuash shokut te golfit qe ishte X plan ne doc.por mos ja thuaj njeriu se eshte sekret?!

    Përgjigju
    • e drejta: 10/06/2023 11:14

      TRUMP PO E HA SE ESHTE MASKARA QE KUJTON SE ME PARE MUND TE BEJ CTE DOJ..

  • Alb: 09/06/2023 20:53

    Politika dhe hajnija do ta haje kryte nje dite. Budal tu pas lek bolle merrete me polikike

    Përgjigju
  • Luli: 09/06/2023 15:53

    Eshte e gjitha loje e demokrateve dhe e sorosit se trump mund te fitoj perseri,biden eshte plak dhe me shume gjasa nuk fiton kesaj radhe,cmimet me demokratet kan shkuar aty ku smbajne me dhe njerzit jane lodhur nga kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?