SHBA - Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të organizojë një event të UFC-së vitin e ardhshëm, si pjesë e ngjarjeve për të shënuar 250 vjetorin e pavarësisë amerikane. Ngjarja do të jetë një "ndeshje kampionati" me një audiencë nga 20-25.000 personash në lëndinën e shtëpisë më të rëndësishme në SHBA dhe jo vetëm.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është një person i apasionuar pas arteve marciale mikse dhe i ndjek shpesh “live”. Ndaj ka vendosur ta organizojë një event të tillë në “shtëpinë e tij”, duke tërhequr mijëra spektatorë.
Luftëtarë të shumtë tashmë kanë shprehur interes për të garuar në këtë spektakël. Ndaj kreu i UFC-së, Dana White synon të organizojë një event madhështor, duke ngjitur në kafaz mjaft nga yjet e arteve marciale mikse.
Përballjet e mundshme:
Tom Aspinall vs Jon Jones
Conor McGregor vs Michael Chandler
Colby Covington vs Jorge Masvidal
Israel Adesanya vs Sean Strickland
Henry Cejudo vs Brandon Moreno
Justin Gaethje vs Charles Oliveira
Rose Namajunas vs Alexa Grasso
Komente
