Bota

Donald Trump pas Samitit në Gjenevë: Nuk morëm asgjë, Biden ia la skenën Rusisë

17 Qershor 2021, 10:45| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 10:49

  • Share

Samiti i mbajtur ditën e djeshme në Gjenevë midis presidentit amerikan dhe atij rus ishte një fitore për Putin, u shpreh kështu ish Presidenti amerikan Donald J. Trump. Trump theksoi se Putini dhe Rusia dominuan ditën.

"Unë mendoj se ishte një ditë e mirë për Rusinë. Unë nuk mendoj se kemi marrë ndonjë gjë nga ajo."

Trump akuzoi Biden se ka marrë një vendim të gabuar për të lejuar përfundimin e tubacionit NordStream II ndërsa kishte anuluar një projekt të gazsjellësit kanadezo-amerikan.

"Ne i dhamë një ndihmë shumë të madhe Rusisë dhe nuk morëm asgjë. Ne braktisëm diçka që ishte tepër e vlefshme. Unë ndalova tubacionin, NordStream II dhe tubacioni u ndalua dhe ai u adha përsëri Gjermanisë dhe Rusisë dhe nuk mori asgjë në këmbim, "tha Trump.

Ndërkohë që gjatë intervistës së tij nuk ka kursyer edhe kritikat dhe akuzat për bizneset e të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden dhe bizneset e tij në Ukrainë.

Komento

Komente

  • Iris: 18/06/2021 04:17

    Po ti cfare morre si shkembim ,premtimin per nje Trump Tower ne Moske ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?