Donald Trump dhe Alina Habba

Donald Trump shpërblen një tjetër besnike të tij, emëron avokaten Alina Habba si këshilltare të Shtëpisë së Bardhë

9 Dhjetor, 11:29| Përditesimi: 9 Dhjetor, 11:34

  • Share

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump ka emëruar avokaten Alina Habba si këshilltare të Shtëpisë së Bardhë.

Në një reagim në rrjetin social “Truth”, Trump e cilësoi Habba si "një avokate të palodhur për drejtësinë, një mbrojtëse të ashpër të shtetit ligjor dhe një këshilltarëe te vlefshëm për ekipin e fushatës dhe tranzicionit".

Habba së fundmi sulmoi Joe Biden për faljen e djalit të tij Hunter. Avokatja përfaqësoi Trump në disa procese kundër tij, duke përfshirë atë për ngacmim seksual dhe shpifje kundër gazetares dhe shkrimtares Jean Carroll.

Ndërkohë ish-zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën e parë të Trump, Michael Antonm do të jetë në vend drejtori i planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit.

"Michael ka përvojë të gjerë në qeveri, sektorin privat dhe akademinë. Ai ka shpenzuar tetë vitet e fundit duke shpjeguar se çfarë do të thotë në të vërtetë një politikë e jashtme America First," shkroi Trump.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?