Volodymyr Zelensky dhe Donald Tusk

Bota

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

8 Gusht, 16:46| Përditesimi: 8 Gusht, 16:49

  • Share

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar sot pas një bisede me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se beson që konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë mund të shkojë drejt "ngrirjes" më shpejt nga sa pritej.

“Ka disa sinjale, dhe një ndjesi personale, që ndoshta do të kemi një ‘ngrirje’ të konfliktit. Nuk dua të them se lufta do të marrë fund, por një ‘ngrirje’ e situatës mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohej”, tha Tusk para gazetarëve.

Sipas Kryeministrit Tusk, edhe Presidenti ukrainas është optimist për një armëpushim.

“Ka një shpresë për këtë. Sot është afati i një ultimatumi. Presidenti Zelenskyy është shumë i kujdesshëm, por gjithsesi optimist. Pala ukrainase ka një interes të madh që Evropa, përfshirë Poloninë, të jetë pjesë aktive në formësimin e një armëpushimi të mundshëm dhe më pas të paqes. Edhe ne jemi shumë të interesuar për këtë, sepse paqja në rajon do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë tonë”, theksoi ai.

Deklarata e Tusk vjen në një moment të tensionuar për rajonin, ndërsa vëmendja ndërkombëtare po fokusohet gjithnjë e më shumë në mundësitë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/08/2025 17:10

    Deri dje benit si gangstera dhe nuk pranonit bisedime me Rusine kurse tani qe ju vuri para si delet po kerkoni me cdo kusht bisedime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?