Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj do të rikthehen mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Bigr Brother VIP Albania. Të dy ishin protagionistë të edicionit të kaluar të këtij spektakli. Ata do të darkojnë me katër finalistët e këtij edicioni, Luizin, Deamishelin, Efin dhe Kristin.
Lajmin e kanë bërë me dije balerini dhe moderatori nëpërmjet postimeve të bëra në Instagramin e tyre. Së pari ka qenë moderatorja Arbana Osmani ajo që ka zbuluar risinë në shtëpinë e Big Brother.
Ndërsa më pas të dy ata vetë e kanë postuar në profilet e tyre. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë pritja që do t’u bëhet atyre nga finalistët të cilët kanë shprehur mendimet e tyre edhe për edicionin e mëparshëm që u fitua nga Ilir Shaqiri. Ky i fundit, ka pasur një ‘hatërmbetje’ me Luizin pasi këngëtari nuk vlerësoi lojën e tij të bërë në edicionin e parë të BBVIP.