Donatella Hoda dhe Leonard Di Falvo

'Donatella nuk ishte e droguar, të gjithë e braktisën', reagimi i të dashurit të 27-vjeçares italio-shqiptare që vrau veten në qeli

11 Gusht 2022, 18:53| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 19:11

  • Share

I dashur i Donatella Hodës, 27-vjeçares italio-shqiptare, e cila vrau veten në burg, ka folur në mediat italiane pas vdekjes të së dashurës së tij dhe lajmeve që kanë qarkulluar se ajo ishte e varur nga droga.

Leonardo thotë se ai është i inatosur me njerëzit pasi po gjykojnë pa ditur të vërtetat se e dashura e tij kishte një vit që ishte e pastër, nuk kishte varësi nga lëndët narkotike.  

“Nuk ishte vetëvrasje e një të droguare në burg. Donatella, Dona ime, kishte një vit që ishte e pastër. Tani që iku, lexoj dhe dëgjoj komente për helmin. Shumë po bëjnë gjykime pa ditur asgjë për të. Jam i inatosur…”,  tha i dashuri i 27-vjeçares , Leonard Di Falvo.

Donatella para se të vriste veten i la në letër të fundit Leonardit ku shkruante:

“Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Leo, më fal!”.

Pse është i zemëruar Leonardi ? Dhe me kë?
“E kam me gjithë botën, me sistemin, burgun, magjistratët, gardianët, familjen, miqtë e tij. Por unë jam i lidhur edhe me të, me Donën, sepse ajo duhej të bënte edhe pak durim. Ajo do të dilte së shpejti, unë kisha përgatitur gjithçka për të”.  Ata e kishin lënë vetëm, unë isha vetëm pranë saj. E dëgjova, e qetësova, i qëndrova pranë, e telefonova, shkova ta vizitoja. Sidomos në periudhën e fundit pasi e kishin rikthyer në qeli sepse kishte ikur nga komuniteti, e kishin braktisur. Të gjithë përveç meje”.

Ai thotë se e vizitoi Donatellën ditën kur ajo i dha fund jetës.

“Në mëngjesin e 1 gushtit, dita e saj e fundit e jetës, sepse atëherë natën ajo ishte zhdukur përgjithmonë. Me gjestin e saj më bllokoi edhe jetën. Koha ka ndalur për mua, minutë pas minutë, orë pas ore, vazhdoj të pyes veten pse. Çfarë i ndodhi asaj? Ka ndodhur diçka që unë nuk e di?"

Si e kishte gjetur atë mëngjesin para tragjedisë?

“Ajo ishte Dona e zakonshme… me ulje-ngritjet e saj, E kam njohur që kur ishim adoleshentë, të paktën për dhjetë vjet, isha i vetmi që mund ta qetësoja. Thamë të dua, u puthëm duke u përqafuar. Me t'u larguar, e sigurova se do ta telefonoja dhe do të kthehesha tek ajo javën tjetër, si gjithmonë. Nuk kam munguar kurrë, do të kisha bërë gjithçka për të, gjithçka”, tha ai.

Sapo ajo të dilte nga burgu, ata do të jetonin bashkë.
“Kam marrë një shtëpi me qëllim për të qenë bashkë, ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe i kisha gjetur një punë të parë kur do të dilte. Do ta kisha pritur përgjithmonë, pse na e prishi kështu ëndrrën? Ne i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë, pse shkatërroi gjithçka? Çfare ndodhi?", shprehet Leonardit i lënduar.

27-vjeçarja italio-shqiptare, Donatella Hoda i dha fund jetës javën e kaluar, mesnatës së 1 dhe 2 gushtit duke thithur gaz nga soba që kishte në qeli. Sipas mediave italiane e reja po luftonte me problemet e varësisë nga  droga dhe po vuante dënimin pasi ishte dënuar për vjedhje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?