Donatella Versace 

VIP & Spektakël

Donatella Versace befason me pamjen e re, stilistja 'zhbën' ndërhyrjet plastike në fytyrë (FOTO)

26 Gusht, 20:34| Përditesimi: 26 Gusht, 20:41

  • Share

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re.

Stilistja prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj. Asaj i atribuohen shumë ndërhyrje estetike, të cilat shpesh e kanë bërë të duket e ndryshuar deri në atë pikë sa të mos njihej më, duke e vendosur jo rrallë në shënjestër të komenteve negative.

Megjithatë, Donatella ka pranuar publikisht vetëm përdorimin e botoksit. Së fundmi, ajo publikoi një foto që i befasoi të gjithë. Ajo pozon me një fustan të bardhë me shkëlqim, ndërsa fytyra e saj është në qendër të vëmendjes.

Vërehet qartë se buza e sipërme i duket më e hollë se zakonisht, ndërsa faqet duken ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. 

Donatella Versace 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?