SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi dhjetë ndeshjet e radhës në parket.
Luka Doncic u rikthye në Dallas, por kësaj radhe si lojtar i Los Angeles Lakers për t'u përballur për herë të parë me ish-skuadrën e tij. Megjithatë pritja dhe lamtumira që mori nga tifozët e Dallas do të hyjnë në historinë e NBA.
Në prezantimin zyrtar, tifozët e Dallasit e përshëndetën Doncicin edhe më fort se lojtarët e tyre dhe më pas slloveni tregoi magjinë e tij në parket. Doncic shkëlqeu në fushë dhe e mbylli ndeshjen me 45 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime. Lakers triumfoi kështu 97-112 në një fushë të vështirë.
Los Angeles Clippers triumfuan para tifozëve të tyre ndaj Houston Rockets me 17 pikë diferencë 134-117. James Harden ishte më i miri në fitoren e Clippers me 35 pikë e 10 asistime, derisa Kauhi Leonard shtoi 22 pikë të tjera dhe 10 kërcime. Paraqitje fantastike pati edhe qendra Ivica Zubac që arriti shifrën e ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.
Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Uagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme siguroi Chicago, që mundi 119-111 Miamin, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.
Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Uilliams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denver, që mundi 124-116 Sacramento (Jokic triple double, 20 pikë, 12 kërcime, 11 asiste).
Rezultatet në NBA:
Orlando – Boston, 96-76
Washington – Philadelphia, 103-122
Dallas – Lakers, 97-112
Toronto – Charlotte, 126-96
Chicago – Miami, 119-111
Utah Jazz – Portland, 133-126
Golden State – San Antonio, 111-114
Phoenix – Oklahoma, 112-125
Sacramento – Denver, 116-124
Clippers – Houston, 134-117
Komente
