Sali Berisha

Doni më për ‘Revolucionin’?

28 Shtator 2023, 14:13| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 14:14

  • Share

“Revolucioni” filloi si premtim për të fituar, ndërkohë në dy vite ka shënuar vetëm humbje: ka humbur në 6 mars, në 14 maj, në zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë dhe, tash së fundmi, në Kukës.

Fitorja firoi, duke e pakësuar votën nga zgjedhja në zgjedhje.

Me këtë progresion, humbja do thellohet në çdo përballje elektorale në të ardhmen, pavarësisht konsumit dhe skandaleve të mëdha të pushtetit.

Madje, në këtë drejtim nuk krahasohen dot as me armikun e tyre më të madh, Lulzim Bashën, i cili në vitin 2019 ‘fitoi’ Shkodrën pa hyrë në zgjedhje, ndërsa këta humbën edhe bastionet e fundit të demokratëve, duke investuar gjithçka për t’i fituar.

“Revolucioni” filloi si yrysh për ta rrëzuar qeverinë me protesta në dy muaj, ndërkohë në dy vjet nuk ka mundur të organizojë asnjë protestë antiqeveritare. Sa për qeverinë, ajo vijon të ngrohet në ‘zjarrin’ e “Revolucionit”. Pa përmendur këtu ideologët e “Revolucionit”, Berisha dhe Noka, i pari që e ka shtrirë idenë e triumfit të “Revolucionit” deri në 2045, ndërsa i dyti është treguar më bujar, duke i lënë një afat më optimist, vetëm dhjetë vjet.

“Revolucioni” filloi si premtim për demokratizim të partisë, ndërkohë në dy vite manipuloi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, për Forumin Rinor, për Kryesinë, për Primare, nuk ka bërë prej nuk mbahet mend se kur zgjedhje për Forumin e Gruas, duke paracaktuar dhe vendosur me dorë, jo me votë, gjithçka. Demokratët që kanë qenë të interesuar për këto procese, janë dëshmitarë për çka po shkruaj.

“Revolucioni” filloi si premtim për bashkim dhe forcim, ndërkohë në dy vite arriti të bashkohet dhe të ‘forcohet’ vetëm me Gaz Bardhin dhe një grusht deputetësh që e ndjekin me premtimin se në zgjedhjet e vitit 2025 ky grupim do të ketë rreth 15% në listën e sigurt të deputetëve. Pra, marshohet drejt mashtrimit.

“Revolucioni” filloi si garanci se atyre që iu ishte djegur karriera pa të drejtë nga Lulzim Basha, do të kishin mundësi për ta vijuar nëpërmjet garës dhe votës te Sali Berisha. Pavarësisht naivitetit të këtij mendimi, thjesht ideja e pazarit me pesëmbëdhjetëpërqindshat e G. Bardhit, humorit dhe oreksit të Ilir Metës për të pasur një përqindje të lartë të vendeve të sigurta në listën e 2025, kuptohet se sa i ultë është probabiliteti për t'u realizuar një gjë e tillë.

“Revolucioni” filloi si premtim për të shpëtuar Shqipërinë dhe partinë, ndërkohë që, meqenëse nuk ndezi dot flakën e ndryshimit të Shqipërisë, i vuri flakën e shkatërrimit partisë.

“Revolucioni” filloi si garanci se pas triumfit dhe fitores, do të njiheshin nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të do t’i thërrisnin mendjes, ndërkohë në dy vite nuk u shënua asnjë fitore, ndërkombëtarët “nuk i thirrën mendjes”, bojkoti i tyre është total dhe pretimi për atë punën e ‘ngrënies së barit’, i mbajtur.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’i bashkuar demokratët, por në dy vite ai i armiqësoi më shumë se kurrë.

"Revolucioni" u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’u hapur, ndërkohë që në dy vite ai është mpakur. Është bojkotuar totalisht nga Bota, është mbyllur nga interesi për të qenë atraktivë për shqiptarët, nuk ka për të interes asnjë grup me vlerë shoqërore, kulturore dhe sociale, dhe, mbi të gjitha, është bërë i pabesueshëm edhe për vetë ndjekësit e tij. Më shumë se kurrë, drejtuesit e tij i ngjajnë qenieve halucinante që më shumë se sa të tjerëve, i flasin vetes.

Duke qenë “Revolucion”, ai dihej që do ishte i gënjeshtërt, do fshihte qëllimet e vërteta për të cilat nisi dhe, si çdo “Revolucioni”, e vetmja mënyrë për të ecur ‘përpara’ do ishte nëpërmjet shkatërrimit dhe regresit, pavarësisht shfaqjes hipokrite të progresit. Ndaj duhet hequr sa më parë dorë prej tij, sepse 'rruga e vetme e "Revolucionit" është kthimi tek institucionet".

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 28/09/2023 14:34

    Me kete percarje te se djathtes do e shikoje sa do fitoni Ju kur te jeni ne zgjedhje! Edhe ato vota qe moret ne 14 Maj ishin vota me shume gabim nga njerezit! Bashkimi I se djathtes nuk nenkupton bashkim rreth Luli Bashes! Do te shohim ne Berat nese do marresh me shume vota sec more ne 2021! Atehere do jeni te sukseshem branda vetes ne Opozite! Se me Ju do rrije Edvini dhe 12 vite te tjera ne pushtet! Harrova te pyes Ty, ne zgjedhjet e 14 Majit pse nuk beje fushate kundra Ervin Demos? Apo Dr. ZIJA Ismaili nuk ishte ne nivelin e duhur si kandidat dhe sdole njehere ne rruge kundra PS? Do ju shohim dhe Ju sa veta do mblidhni ne Berat se heren e fundit Luli kur ishte as 15 veta nuk mblodhi!

    Përgjigju
    • Tirana: 28/09/2023 17:23

      Ti ben pjese te budallejte e Saliut….? keshtu i quan Mero

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?