Foto ilustruese

Horoskopi

Doni të kaloni pushime të paharrueshme, ja me cilat shenja horoskopi duhet të udhëtoni

14 Gusht, 12:50| Përditesimi: 14 Gusht, 12:53

  • Share

Nëse po planifikoni një udhëtim, atëherë merrni në konsideratë të udhëtoni me miqtë që i përkasin 5 shenjave të mëposhtme të zodiakut.

Ata nuk janë vetëm shoqërues të shkëlqyer udhëtimi, por do ta bëjnë udhëtimin të paharrueshëm.

Virgjëresha
Aftësitë organizative të një Virgjëreshe do të jenë shumë të dobishme gjatë një udhëtimi. Ajo është gjithmonë e informuar për trafikun, ka hulumtuar pamjet, plazhet më të mira, restorantet me vlerësimet më pozitive dhe hotelet ku mund të qëndroni. Meqenëse ajo e do përsosmërinë, nuk do të lejojë asgjë t'ju prishë udhëtimin.

Shigjetari
Nëse doni të përjetoni një aventurë të vërtetë, atëherë duhet të keni me vete një Shigjetar. Njerëzit e kësaj shenje të zodiakut e duan aksionin dhe do të dinë saktësisht se ku të shkojnë. Sigurisht, ata do të organizojnë gjithçka për këtë udhëtim aventuresk.

Peshqit
Të ndjeshëm dhe të qetë, Peshqit janë shoqëruesit idealë për një udhëtim relaksues. Nëse doni të largoheni nga gjithçka, planifikoni një udhëtim me mikun tuaj ‘Peshk’.

Dashi
Keni vështirësi të vendosni se ku të shkoni dhe çfarë të bëni? Kërkojuni një Dashi t'ju japë të gjitha përgjigjet dhe të organizojë udhëtimin tuaj. Ata janë vendimtarë dhe do të arrijnë të përgatisin gjithçka me çdo detaj.

Peshorja
Peshoret janë shpirtra të gëzuar, nuk do t'ju lejojnë të mërziteni gjatë udhëtimit tuaj. Të gjallë dhe diplomatë, ata do të përpiqen t'i bëjnë të gjithë të kalojnë mirë. Personaliteti i tyre patjetër do ta bëjë udhëtimin tuaj unik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?