Foto ilustruese

Doni të regjistroheni pranë mjekut të familjes ose ta ndryshoni atë? Tani e mundur vetëm me një klik në e-Albania (Procedura)

7 Dhjetor 2020, 15:52| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 15:59

  • Share

TIRANË- Nëse deri më sot nuk keni qenë të regjistruar pranë mjekut të familjes ose nëse doni ta ndryshoni atë, tashmë është një procedurë që mund të bëhet vetëm me një klik në e-Albania.

Këto dy shërbime janë shtuar në portalin zyrtar e-Albania. Lajmi është bërë i ditur nga ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se është marrë ky vendim pasi ky raporti mes pacientëve dhe mjekut të familjes është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pandemie të cilën po jetojmë.

“Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizuar nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi.

Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të.

Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja.

Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes.

Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që don të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim on-line pa qënë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore”, shkruan Beqaj.

Hapat që duhet të ndiqni 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pacjeniti: 07/12/2020 21:08

    Leri pallavrot o beqo se kur ishe Minister i shendetesise e shkaterrove Mjeksone me Cakap e cdote kapesh,o keshtu dhe kjo Ministrja e sotme e shendetesise qe ska haber nga shendetesija,lexon ato qe ja pregatisin simpatizanet e PS.Shko tek klinika e Nr1 e speckaliteteve Iranjaneve rri dy ore ne radhe i paraqit infermjetes planefikimin e mjekut te familjes planefikimin e analizeve te mjekut familjes per analiza bio kimike me thone eshte prishur aparati dote vish te pas dates 15 pasi e kisha daten 8 dhjetor as analizen e dijabetit nuk ma bene edhe pse vuaj nga diabeti.Disa i benin analizat mua me percollen.Ja kjo eshte mjeksoja selektive edhe votet e 25 prillit keshtu doti kerni une qe po ju shkruje jame krejtesisht i majet nuk po bej propoganden e PD po te duash verefikoni jane bere analiza ne kete klinik me dt 8 Dhjetore 2020.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?