Kronikë

Krujë/ Donin të iknin pa paguar, roja i parkingut u varet në kofanon e makinës turistëve turq, e hedhin në tokë pas disa metrave dhe plagoset në kokë, arrestohet çifti i të huajve (VIDEO)

19 Prill, 12:09| Përditesimi: 19 Prill, 16:18

  • Share

Një çift turistësh turq, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës. Roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka arrestuar në qytetin e Fushë-Krujës turistët turq, ndërsa i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asd: 19/04/2025 16:18

    Ka shkuar cmimi 300 leke ora e parkimit ne Kruje. Nga te gjitha anet gjen vetem grabites. Te huajve u duket vetja ne kurth. Nese parkimi nuk ka te afishuar qarte cmimet turqit kane te drejte.

    Përgjigju
    • hajdar: 19/04/2025 16:46

      500lek o vlla, aq eshte parkimi te kalaja tmerr ai legeni 5mij lek si 10min si 1 ore prandaj ska faj i huaji, rrasni mren kto legenat

  • Turku: 19/04/2025 15:51

    Pse nuk ja more leket qe ne fillim..bravo turqit respekte mir ja bere

    Përgjigju
  • Skenderbeu: 19/04/2025 13:20

    Bir i skenderbeut nuk i hao as rrugen per te ik,te varet turisti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?